Partizani afroi 15 futbollistë në merkaton e verës, ku u shpenzuan edhe shuma të padëgjuara më parë në futbollin shqiptar. Por, deri tani gjithçka ka rezultuar dështim.
Kriza e golit është e pranishme te të kuqtë, kështu që drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur punën për përforcimin e sulmit në janar.
Kërkimet kanë nisur si nga tregu vendas, ku më të përfolurit janë Blerim Krasniqi dhe Kristal Abazaj, por shpresat priten nga jashtë.
Të kuqtë janë optimistë, madje pretendohet se i kanë “rrethuar” përforcimet falë bashkëpunëtorëve të tyre.
Më herët është folur për ndonjë huazim sulmuesi nga Lacio, ku pritet që Igli Tarë t’u bëjë një dhuratë drejtuesve të kuq në janar, raporton “Panorama Sport”.
Nuk përjashtohet mundësia që përforcime të kemi edhe nga rajoni, ku sërish në vitrinë kanë nisur të dalin alternativa nga tregu serb.