Hidhet shorti për kampionatin Botëror, Argjentina në grup "ferri"

1 Dhjetor 2017, 17:00Sport TEMA

Është hedhur pak minuta më parë shorti për kompeticionin më të rëndëishëm në Botë, kampionatin Botëror i cili këtë verë do të zhvillohet në Rusi.

Shorti u hodh në Pallatin Shtetëror të Kremlinit ku të pranishëm ishin mbi 1 300 të ftuar për të ndjekur nga afër këtë evenimnet mjaft të rëndësishëm, i cili “shkelmoi” zyrtarisht topin e parë për Botërorin që do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2018.

Ceremonia e shortit u prezantua nga ish futbollisiti i njohur anglez Geri Lineker së bashku me gazetaren ruse Maria Komandnaya, ndërsa fjala hapse u mbajt nga ana e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Një short që vuri përballë ekipe shumë të forta që do të dhurojnë emocione dhe spektakël që në ndeshjet e fazës së grupeve.

Një nga grupet emocionuese është Grupi D, ku Argjentina e Lionel Messit do të ketë dule të forta me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë, ku përballjet do të jetë interesante.

Me fat është shorti për Brazlin dhe kampionët në fuqi Gjermaninë që kanë shanse reale për tu kualifikuar.

Botërori do të hap siparin më datë 14 qershor dhe finalja do të luhet më 15 korrik.

Ndeshja hapëse do të jetë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. (TemA)

 

Grupi A

Grupi B

Grupi C

Grupi D

Grupi E

Grupi F

Grupi G

Grupi H

2 komente në “Hidhet shorti për kampionatin Botëror, Argjentina në grup “ferri””

  1. kapterri says:

    kush ferri ketu. Ju keni pjerdhur mor gazetare kllufa

  2. ben says:

    Brazili e ka te lehte? Te luash kunder ballkanasve nuk eshte asnjehere e lehte. Zvicra dhe Serbia nuk jane kocka qe bluhen kollaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje