Pas shortit që u hodh në Kremlin sot, mësuam se grupi E në Botërorin e Rusisë ka në krye kombëtaren e Brazilit, e cila do të sfidohet nga Zvicra, Kosta Rika dhe Serbia.
Këto përballje, të paktën në letër, janë si “bukë e djathë” për Neymar-in me shokë, ndoshta duke përjashtuar disi skuadrën helvete.
Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo “Fenomeni”, kampion bote në vitin 2002, pas shortit u shpreh: “Të gjitha grupet janë të ekuilibruara mirë. Mund të jemi të lumtur me grupin që na ra neve si brazilianë. Besoj se do t’ia dalim për t’u renditur të parët.
Ka edhe grupe të ndërlikuara, si për shembull ai ku luajnë Portugalia dhe Spanja. Grupi ynë është i kalueshëm. Trajneri ynë duhet ta ketë përgatitur që tani planin e tij”.