Roma nuk e ka vënë në diskutim sot fitoren ndaj Spal, për t’u përqendruar në duelin e mesjavës ku duhet të sigurojë vazhdimësinë e mëtejshme në Ligën e Kampioneve.
Ndeshja e sotme u zgjidh shumë shpejt për skuadrën kryeqytetase, pasi Spal ia thjeshtësoi gjërat falë kartonit të kuq të Felipe që në minutën e 9 të ndeshjes.
Në superioritet numerik, ekipi i drejtuar nga Di Françesko nuk e kishte të vështirë të gjente rrjetën me anë të Xheko dhe Strotman që në pjesën e parë. Pelegrini shënoi golin e tretë në fillimin e të dytës para se Vivarini të ngushtonte diferencën me një penallti në minutën e 55-të.
Por rezultati nuk do të ndryshonte më dhe kryeqytetasit do të merrnin një suskes 3-1 që do t’u lejojë të qëndrojnë të qetë deri në mesjavë, kur luajnë ndaj Karabakut sfidën e fundit në grupet e Ligës së Kampioneve.
Romës i duhet medoemos një fitore për të vazhduar më tej në turne.