Juventusi fiton duelin direkt me Napolin, Higuain ndëshkon ish skuadrën e tij

1 Dhjetor 2017, 22:49Sport TEMA

Juventusi ka fituar super sfidën e javës së 15-të të Serisë A duke fituar në një duel direkt për titullin me skaudrën kryesuese të Napolit.

Bardhezinjtë morën tre pikë të arta në në transfertë në stadiumin “San Paulo” pas fitores së ngushtë me shifrat 0-1.

Kjo ishte humbja e parë për napolitanët në këtë sezon pas 15-të javëve të para të kampionatit dhe tashmë distaca me “Zonjën e Vjetër” është vetëm  një pikë larg.

Ai që ndëshkoi skuadrën e Sarrit ishte pikërisht një ish lojtar i kësaj skuadre, bomber Gonzalo Higuain që realizoi në minutën e 13-të të takimit.

Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit me Juventusit që del me kokën lart nga kjo transfertë.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Napoli mban vendin e parë me 38 pikë, me një ndeshje më shumë se Interi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje