Kamza nuk ndalet në këtë sezon në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e parë të javës së 13, skuadra e Ramadan Ndreut ka fituar 1-0 edhe në Durrës ndaj Teutës.
Ndeshjen e vendos një gol i shënuar në minutën e 29 nga Stevan Raçiç.
Sulmuesi serb godet mjaft bukur në hyrje të zonës, duke befasuar portierin Kastrati, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi.
Teuta u përpoq që të gjente golin e barazimit në pjesën e dytë edhe pse ishin me një lojtarë më pak në fushë pas largimit me karton të kuq të Dediç.
Kamza pas këtij suksesi ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, 1 më shumë se Kukësi që do të luajë sot ndaj Skënderbeut.