Barcelona hap fals me Celta Vigon

2 Dhjetor 2017, 15:29Sport TEMA

Barcelona ka barazuar me rezultatin 2-2 në “Camp Nou” me Celta Vigon, që tani shkon në nëntë pikë më shumë se Reali, diferencë kjo që mund të ngushtohet në gjashtë në rast të fitores sonte kundër Athletic Bilbaos.

Të parët në epërsi kaluan miqte përmes Iago Aspas në minutën e 20’. Barazoi gjithçka Leo Messi në atë të 22’të, ndërsa Luis Suarez në minutën e 62’të shënoi për epërsinë e katalunasve.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 70’të, Maximiliano Gomez realizoi për 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Barcelona shkon në kuotën e 36 pikëve, nëntë më shumë se Real Madridi, që në rast fitores sonte kundër Athletic Bilbaos do të ngushtojë diferencën në gjashtë pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje