Hasani: Vllaznia s’e meriton këtë renditje

2 Dhjetor 2017, 13:48Sport TEMA

Mesfushori Edon Hasani ka dalë para pak minutash në një konferencë për shtyp, bashkë me shokun e skuadrës Erjon Vucaj. Të dy titullarët e Vlalznisë shprehën besimin për fitoren e tretë radhazi në “Loro Boriçi”. Hasani ka theksuar se Vllaznia metriton të jetë shumë më lart, ndërkohë që pret më shumë tifozë në stadium për ndeshjen e nesërme:

“E kemi vlerësuar Laçin, që është një ekip shumë agresiv. Ne duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë dhe kam besim se Vllaznia do t’ia dalë për të fituar edhe në këtë ndeshje.

Kemi fituar dy ndeshjet e fundit në Shkodër dhe duam të fitojmë edhe me Laçin. Tri pikët në këtë ndeshje do të na ndihmonin shumë për rritjen e besimit. Vllaznia nuk e meriton këtë renditje dhe të gjithë bashkë do ta dalim nga kjo situatë.

Tifozët? U bëj thirrje të na mbështesin, pasi kemi nevojë për ta. Uroj që edhe moti të jetë i përshtatshëm dhe Vllaznia të ketë më shumë mbështetje”, – tha Hasani në konferencën për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje