Bajerni i Mynihut rikthehet tek fitorja, mposht Hanoverin

2 Dhjetor 2017, 17:59Sport TEMA

Bajerni i Mynihut i është kthyer fitoreve në Bundesligën gjermane pas humbjes që e pësoi javën e kaluar ndaj Borussia Monchengladbach.

Kampinët e Gjermanisë triumfuan në fushën e tyre përballë skuadrës së Hanoverit me shifrat 3-1.

Bajern kaloi në epërsi pas 13 minutave lojë, me golin e Arturo Vidalit. Miqtë patën mundësi të barazonin në minutën e 29-të, por Fullkrug humbi penalltinë.

Megjithatë, gjashtë minuta më vonë Hannoveri barazoi rezultatin në 1-1 përmes Benschop.

Në pjesën e dytë, Bayern vuajti deri në minutën e 76-të kur Coman shënoi pas një rrëmuje në mbrojtjen e Hannoverit.

Fitoren e vendasve e vulosi Robert Lewandowski në minutën e 87-të.

Kjo ishte fitorja e 10-të e Bajernit, ndërkohë që ka barazuar dy herë, si dhe ka humbur po aq ndeshje në kampionat deri më tani këtë sezon.

Bavarezët tani kanë 32 pikë në vendin e parë ne tabelë, gjashtë me shumë se RB Leipzing që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Hannoveri, pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e 10-të me 19 pikë të grumbulluara.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje