Skënderbeu nuk di të ndalet në kampionat duke marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe për të ruajtur pathyeshmërinë në këtë 13 javë të Kategoris Superiore.
Bardhekuqtë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja, ka marrë një tre pikësh të merituar në duelin direkt për titullin kampion përballë skuadrës së Kukësit në fushën e tyre.
Nj fitore që i jep shkëputjen në tabelën e rendijtes skuadrës korçare me tetë pikë diferencë nga ndjeksi më i afërt që është Kamza e cila mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Skënderbeu arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 2-1 në nj 90 minutësh ku u dhuruan mjaft emocione dhe një sfidë e bukur.
I pari që hapi serinë e golave ishte mesfushori Afrim Taku në minutën e 36-të duke mposhtur Koliçin, por reagimi i Kukësit erdhi në minutën 42-të me anë të sulmuesit Guri që goditi saktë me kokë pas një asisi perfekt nga ana e Bakajt.
Golin e fitores për Skënderbeun e shnëoi në pjesën e dytë Jamës që i vetëm përballë portierin kundërshtar goditi sakt për të dërguar topin në fund të rrjetës.
Korçarët e detyrën që për 20 minuta të luajnë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Vangjelit, por që nuk u shfrytëzua nga anë e kampionëve të Shqipërisë që të dalin me pikë nga kjo transfertë.
Me këtë fitore Skënderbeu vijon i qëtë rrugën drejt titullit kampion duke mbajtur vendin e parë me 31 pikë të grumbulluara, ndërsa Kukësi zbret në vendin e tretë me 22 pikë. (TemA)