FOTO/ Thumbimi i tifozave të Skënderbeut për rivalët

2 Dhjetor 2017, 18:07Sport TEMA
FOTO/ Thumbimi i tifozave të Skënderbeut për rivalët

Nuk jemi mësuar të shohim shpesh herë në stadiumet shqiptare koreografi të mëdha.

Tifozët e Skënderbeut kanë dhuruar spektakël para fillimit të ndeshjes ndaj Kukësit, me anë të një banderole gjigante të shfaqur në tribunën e tifozëve të “Ujqërve të Dëborës”.

Në të shfaqet një ujk në klasë duke u dhënë leksion skuadrave shqiptare Kukësi, Partizani dhe Flamurtari, ndërkohë që pas dere qëndron Tirana.

Ndërkohë në të ka edhe një shkrim “Dëgjo, mëso, përparo” në shenjë ironie ndaj skuadrave rivale në kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje