Manchester United fiton super sfidën kundër Arsenalit

2 Dhjetor 2017, 20:47Sport TEMA

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Manchester United në një ndeshje të tensionuar në “Emirates”, ku pati pestë kartona të verdhë dhe një të kuq.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 1-3 në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Arsene Wenger, e cila u zhvillua në kuadër të javes së 15-të të Premier Ligës angleze.

Arsenali pati mbajte të lartë të topit, si dhe shumë raste të krijuara në krahasim me United, por portieri spanjoll, David de Gea, u veçua serish me shkathtësitë e tij të shkëlqyera.

Dy golat e parë për United u shënuan në minutat 4’ dhe 11’ nga Valencia dhe Lingard.

Arsenali reagoi duke e ulur epersinë në 1-2 përmes Lacazette në minutën e 49’.

Por, United u kundërpërgjigj shpejt, përseri përmes Lingard, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 67’.

Paul Pogba u përjashtua nga ndeshja në minutën e 74’ pas një ndërhyrjeje të ashpër në Hector Bellerinin.

Me këtë fitore Manchester United e Jose Mourinhos e mban vendin e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, pesë më pak se Manchester City që është i pari me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Arsenali mbetet i pesti me 28 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje