Trajneri i Tiranës, Ze Maria, insiston se trajnerët e huaj nuk vijnë në Shqipëri se mbeten pa punë, por se duan të drejtojnë skuadra të mira. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai tregoi se pse Shqipëria po tërhiqte trajnerët e huaj.
“Kristian Panuçi erdhi pasi kishte disa propozime në Itali, bëri eksperiencën e tij atje. Ai është një djalë shumë inteligjent, do të rritet, është i ri dhe ka dëshirë të tregojë vlerat e tij, Kjo u pa në ndeshjet e fundit të kombëtares, ku luajtur futboll të bukur, fitoi jashtë një ndeshje të vështirë ndaj Turqisë dhe mendoj se do të paraqitet mirë se ka disa lojtarë të mirë, një grup shumë të fortë dhe mendoj se mund të gjejë ndonjë edhe nga kampionati shqiptar.
Juliano mendoj se e solli Moxhi që e njihte, fatkeqësisht nuk eci mirë. Nuk mendoj se Shqipëria është një vend që vijnë se nuk gjejnë punë. Unë po punoja, vendosa të ikja nga ku isha të vija këtu. Shqipëria po zhvillohet, ka bërë një Europian të mirë me De Biazin, ka bërë ndeshje të mira, ka një futboll që mund të rritet në nivel europian, siç kanë qenë vende të tjera.
Unë kam pranuar të vi se ishte ftesa e një klubi shumë të madh, edhe pse të rënë, është skuadër historike me një të kaluar të rëndësishme,. Mendoj se njëlloj ishte edhe për Julianon, erdhi që të drejtonte një skuadër të rëndëishme, erdhi për të bërë eksperiencë, për të treguar vlerat. Po futbolli këtu po zhvillohet dhe unë dua të bëhem pjesë e këtij futbolli”.