Klubi i Partizanit ka informuar se për sfidën Lushnja – Partizani e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, tifozeria e kuqe mund ti siguroj biletat e këtij takimi që në Tiranë.
Tifozët të cilët dëshirojnë të jenë prezent në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës do të mund ti sigurojnë biletat (me vlerë 200 lek) nesër duke filluar nga ora 10:00, pranë Pallatit të sportit “Asllan Rusi”.
Takimi Lushnja – Partizani do të luhet të dielën në orën 13:00.