Humbja e djeshme në fushën e Skënderbeut, patjetër që do të ketë pasoja te Kukësi. Klubi verior mësohet se po zhvillon një mbledhje aktualisht në lidhje me situatën e fundit.
Masat janë të pashmangshme dhe të parët që do ta pësojnë janë futbollistët, të cilët pritet të ndëshkohen financiarisht.
Por mbetet për t’u parë vendimi i presidentit Safet Gjici për trajnerin Milinkoviç.
Pas humbjes me Partizanin, trajneri serb kishte besimin e presidentit, por tani duket se situata ndryshon.
Gjithsesi, duhet pritur për të mësuar se çfarë do të vendosë Gjici në lidhje me çështjen e stolit të Kukësit.