Trajneri i Lushnjes, Hysni Dedja, ka folur pas humbjes së pësuar kundër Partizanit.
Numri një i stolit të lushnjarëve u shpreh se lojtarët janë në gjëndje të rëndë psikologjike e cila po ndikon në ecurinë rezultateve.
“Në pjesën e parë në fazën mbrojtëse ishim shumë mirë, madje në disa momente të caktuara mund të kalonim në avantazh. Futbollistët janë në gjëndje të rëndë psikologjike dhe pas golit të shënuar ne nuk ekzistonim në fushë. Ndoshta kemi prodhuar lojë por mungesa e rezultatit ndikon në çështjen psikologjike të ekipit.
Ndoshta jam i tensionuar në këto momente, por unë do të bisedoj me të gjithë krerët e klubit për të kuptuar sesi mund të dilet nga kjo situatë. Kam më shumë se një muaj që e stërvisë ekipin, por në këto humbje ndjej peshën time si trajneri i ekipit”, deklaroi Dedja.
Kurse trajneri i Partizanit, Sulejman Starova u shpreh:
“Ishim përgatitur shumë mirë, pasi e dimim se do të luanim me një kundërshtar të fortë. Lushnja ka luajtur futboll të mirë. Me Flamurtarin ka humbur në kohën shtesë.
Ishim në kërcënimin e kundërsulmit në pjesën e parë, por goli i parë na çliroi. Jemi në ekuilibër tani për golat e shënuar dhe pësuar. Kemi marrë tri pikët dhe kemi rritur moralin. Për skuadrën tonë është faza e parë dhe duhet të marrim sa më shumë pikë. U shpërblyem për lojën që zhvilluam në këtë ndeshje.
Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Kemi lojtarë të tjerë, presim nga Sukaj dhe Fili. Kemi një konkurrencë të madhe në mesfushë me ardhjen e Asanit. Ta bëjmë skuadrën në frymën e konkurrencës, që të arrijmë rezultate të mira.
Merkato? Kemi alternativa dhe merkatos është çështje tjetër. Kontigjentin e kemi, kemi grup të plotë. Janari do të sjellë lojtarë për ambiciet që ka presidenti Demi për të bërë një skuadër kompetitive”, tha Starova. (TemA)