Partizani tripletë kundër Lushnjes. Laçi përmbys Vllazninë

3 Dhjetor 2017, 15:05Sport TEMA

Partizani ka marrë një fitore të lehtë në transfertë përballë skuadrës së Lushnjes.

Pas barazimit të javës së kaluar në “Selman Stermasi” me Skënderbeun, të kuqtë triumfuan në javën e 13-të me rezultatin e pastër 3-0.

Të tre golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova u shenuan nga ana e Idriz Bathes, Gerhard Prognit që shënoi një gol mjaft të bukur nga distance, dhe Lornec Trashit që vulosi shifrat në 3-0.

Me këtë fitore 15 herë kampionët e vendit ngjiten në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes me 18 pikë të grumbullura, ndërsa Lushnja mban vendin e fundit me pese pikë dhe rënia nga kategoria po bëhet një fakt i kryer.

Një fitore të madhe mori Laçi në transfertë përballë ekipit të Vllaznisë.

Kurbinasit fituan me shifrat 2-1 duke përmbysur avantazhin e kuqebluve që me këtë humbje zhyten në krizë.

I pari që shënoi ishte Hasani për vendasit, por Rexhinaldo dhe Lushkja i dha suksesin ekipit të Mezanit që del me kokën lart nga “Loro Boriçi”.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e tetë me 12 pikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje