Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenal gjatë merkatos së janarit.
Për mbrotjësin me orgjinë shqiptae, por që luan me përfaqësuesen Gjermane interes ka shfaqur klubi i i Juventusit.
Kampionët e Italisë, janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas dërmtimit të Benedikt Hoëedes.
Gjermani nuk i ka bindur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që prej transferimit të tij nga skuadra e Schlake 04 dhe shumicën e kohës ka qëndruar i lënduar.
Sipas “Rai Sport”, Juventus gjatë janarit do të tentojë transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, i cili më herët ka luajtur në Serinë A me ekipin e Sampdorias.
Mustafi gjatë verës së kaluar kërkohej edhe nga Interi, por në fund vendosi të mos largohej.