Vllaznia-Laçi/ Gjoka: Duhet të ndërgjegjësohemi për momentin ku jemi; Mezani: Fitore karakteri

3 Dhjetor 2017, 15:45Sport TEMA

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli pas humbjes në shtëpi me Laçin.

Gjoka u shpreh se skuadra e tij bëri shumë gabime në këtë 90-minutësh, ku theksoi se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për situatën aktuale.

“Ndjej shumë keqardhje, sepse humbëm një ndeshje, që duhet ta kishim interpretuar më mirë. Bëmë shumë gabime dhe nuk arritëm të shpreheshim si duhet në fushë. Mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi për momentin ku jemi, pastaj të flasim  për merkatos, që do të thosha se është shumë larg.

Penalltia e Laçit? E kemi pranuar, nuk e kemi kundërshtar. Ka një rast të diskutueshëm për ne, kur mund të kishte penallti.

Po t’i kishim bërë mirët punët se pas golit që shënuam, do të flisnim ndryshe. Kemi lojtarë me kualitet dhe me përvojë, të cilët janë boshti i ekipit, por sot gabuam shumë, që nga mbrojtja dhe deri lart.

Duhet të rregullojmë gabimet çdo javë. Isha i sigurt se sot do të ishim më të qetë, por sërish bëmë shumë gabime. Kjo është diferenca”, deklaroi Gjoka.

Kurse trajneri i Laçit Gentian Mezani u shpreh:

“Jemi të kënaqur nga rezultati pasi erdhi me përmbysje dhe kjo më gëzon akoma më shumë. Kjo do të thotë që ekipi reagon dhe ka karakter. Ne shpërdorojmë dhe pësojmë gol në minutat e para. Pavarësisht se kemi punuar shumë në këtë drejtim, sërisht e humbasim në këtë pikë. Megjithatë duhet t’i gëzohemi fitores për momentin dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Nuk mund të flasim për Europën pasi jemi një ekip i ri. Ndeshjet i marrim një nga një dhe shohim gjithmonë kundërshtarin e radhës. Nëse luhet kështu rezultatet do të vijnë gjithmonë. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë kundër Kukësit por nuk arritëm të merrnim pikë megjithatë kjo nuk ndodh gjithmonë.

Nuk jemi duke gabuar vetëm në mbrojtje po gabojmë më shumë megjithatë dhe në sulm ne po shpërdorjmë shumë raste.

 Skuadra duhet të jetë e motivuar gjithmonë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për tu përmirësuar nga ndeshja në ndeshje”, ka përfunduar Gentian Mezani. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje