Myrto Uzuni spikati në sfidën e “Loro Boriçit”, pasi nga këmbët e tij lindën të dy golat e Laçit. Futbollisti fierak thekson se e gëzon shumë fakti që kurbinasit po luajnë një futboll të bukur në çdo fushë.
“Në Shkodër ndaj Vllaznisë luhet pa presion. 11-metërshi që u shndërrua në gol na dha më shumë besim. Jemi skuadër e re, por nga ndeshja nga ndeshje po rritemi shumë. Jam shumë i lumtur, sepse po luajmë njësoj si brenda dhe jashtë fushës. Ekipi më i fortë? Është pa dyshim Skënderbeu.”
Faktin që po spikat te Laçi, edhe pse vjen nga Kategoria e Parë ka këtë shpjegim, sipas Uzunit:
“Kam luajtur në Superiore me Apoloninë 2 vite e gjysmë më parë. Jam i lumtur që Pashk Laska më ftoi në ekipin e tij. Në Kategorinë e Parë merr shkelma dhe nuk mund të shprehesh në fushë.”