Interi merr i vetëm kryesimin e Serisë A

3 Dhjetor 2017, 17:09Sport TEMA

Interi nuk di të ndalet dhe në javën e 15-të të Serisë A merr i vetëm kryesimin e kampionatit, pas fitores së thellë me rezultatin 5-0 kundër Chievos në “Giuseppe Meazza”.

Zikaltërit e drejtuar nga tekniku Luciano Spalletti shfrytëzuan mësë miri gabimin e Napolit, që humbi me Juventusit dhe tashmë janë të vetëm në krye edhe pse distanca është shumë e ngushtë me ndjeksit.

Interi arriti që të dhurojë një 90 minutësh spektolar në takimin e sotëm, ku shkëlqeu mesfushori Kroat, Ivan Perisic, i cili realizoi një tripeltë.

Dy golat e tjerë të takimit u shënuan nga ana e bomberit  Mauro Icard dhe Milan Skriniar, që shnëun emrin e tyre në fitoren e pastër të zikaltërve.

Pas kësaj fitore, Interi ka rrëmbyer vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Juventusi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje