Statuja e Lionel Messit në Buenos Aires është shkatërruar për herë të dytë gjatë këtij viti.
Këmba e argjentinasit është prerë, duke lënë trupin e statujës së argjentinasit në trotuar.
Në janarin e vitit 2017, skulptura pësoi dëmtime të ngjashme, teksa busti dhe koka ishin dëmtuar, por ato u rregulluan sërish.
Kjo skulpturë është vetëm një nga disa, të cilat Messi i ka në Argjentinë.
“Paseo de las Glorias” ku është vendosur statuja është një vend publik, ku janë ngritur statujat e sportistëve të tjerë të njohur.
Ende policia vendase nuk ka gjetur fajtorët, dhe ky gjest duket i pakuptimtë në këtë moment kur Messi shpërtheu në ndeshjet e fundit kualifikuese duke realizuar një tripletë në duelin kundër kombëtares së Ekuadorit, duke dërguar kështu Argjentinën direkt në Kupën e Botës.