REZULTATET/ Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të "Uefa Champions League"

5 Dhjetor 2017, 21:32Sport TEMA

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve që po luhen mbrëmjen e sotme për kompeticionin e “Uefa Champions League”.

Bajerni i Mynihut ka arritur që të fitojë në pjesën e parë në “Allianz Arena” kundër skuadrës së PSG-së me rezultatin e pastër 2-0.

Autorët e golave për bavarezët janë Levandovski dhe Tolisso.

Juventusi e mbylli me shifrat 1-0 pjesën e parë në transfertë me grekët e Olimpiakosit me autor të golit mesfushorin Kuadrado.

Ndërkohë, pjesa e parë mes Chelseas dhe Atletiko Madridit u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Rezultatet e pjesëve të para të “Uefa Champions League”.

Roma 0-0 Qarabag

Barcelona 0-0 Sporting

Bajern Mynih 2-0 PSG

Benfica 0-1 Basel

Celtic 0-0 Anderleht

Chelsea 0-0 Atletiko Madrid

Manchester United 0-1 CSKA Moscow

Olimpiakos 0-1 Juventus

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje