VIDEO/ Tifozi në Arabi e ekzagjeron, hyn me makinë në fushën e lojës

5 Dhjetor 2017, 18:01Sport TEMA

Arabia Saudite është vendi i çudirave dhe për këtë ajo vazhdon të na suprizojë dita ditës.

Kësaj here në Arabi një tifoz futbolli e ka ekzagjeruar me veprimin e fundit të tij, teksa ka hyrë në fushën e blertë me një automjet.

Videoja e tij është bërë virale në rrjetet sociale, me ndjekësit që janë ndarë mbi këtë episod të çuditshëm, mes atyre që e denoncojnë këtë sjellje të rëndë, e disa të tjerë që thjesht janë argëtuar.

Ai ka hyrë në fushën e lojës gjatë ndeshje duke bërë xhiro me makinën e tij. Arbitri ka ndërprerë ndeshjen derisa ai ka plotësuar dëshirën e tij, ndërkohë që më vonë ka rifilluar lojën.

Nuk dihet ende se si mund të ketë gjetur mënyrën për të hyrë në terrenin e fushës, por në kategori të tilla edhe siguria është e ulët në stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje