Revista e njohur sportive britanike “FourFourTëo” ka përpiluar një klasifikim shumë të veçantë sa i përket botës së futbollit. Ajo ka renditur figurat që urrehen më shumë në historinë e këtij sporti, për arsye nga më të ndryshmet. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë bërë bujë me sjelljet e tyre në fushën e lojës apo jashtë saj, trajnerë të cilët sillen me arrogancë duke qenë të pakënshdëm për tifozerinë kundërshtare, opinionistë sportivë apo edhe drejtes klubesh apo organizatash futbollistike.
Sipas saj, rezulton që Sep Blater është personi më i urryer në botën e futbollit, për shkak të mënyrës se si ktheu në një perandori korrupsioni FIFA-n, ndërsa pas krahëve të tij renditet Zhoze Murinjo, i cili kërkon konflikt me këdo, aq sa arriti deri aty sa u zu publikisht edhe me mjeken e ekipit të tij. Vendi i tretë i përket ish-portierit Harald Shumaher, i cili në një sondazh në Francë kaloi në renditjen e urrejtjes edhe Hitlerin.
Arsyeja është ai faull i famshëm i tij ndaj Batiston në Botërorin e vitit 1982, kur ai shtriu futbollistin francez me një ndërhyrje që e dërgoi direkt e në spital.
Në listë gjeni edhe emra të tjerë shumë të njohur, si për shembull Luçiano Moxhin, për shkak të procesit “Calciopoli”; simuluesin Serxhio Buskets, apo edhe Kristiano Ronaldon, për egon e tij. Në vijim, lista e plotë…
50.Serxhio Ramos, futbollist
49.Alan Pardju, trajner
48.Robi Savixh, futbollist, komentator sportiv
47.Toni Pulis, trajner
46.Pepe, futbollist
45.Alan Grin, komentator sportiv
44.Sten Krënke, president klubi
43.Ben Theçer, futbollist
42.Nill Uornok, trajner
41.Serxhio Buskets, futbollist
40.Stiv Evans, trajner
39.Vincent Tan, president klubi
38.Vini Xhons, futbollist
37.Roberto Rohas, futbollist
36.Xhon Fashanu, futbollist
35.Graham Uestli, trajner
34.Antonio Ratin, futbollist
33.Tim Sherud, trajner
32.Mark Van Bomel, futbollist
31.Françesko Beketi, president klubi
30.Aleks Ferguson, trajner
29.Majk Din, gjyqtar
28.Xho Kinear, trajner
27.Silvio Berluskoni, president klubi
26.Denis Uajz, futbollist
25.Roman Abramoviç, president klubi
24.Kevin Muskat, futbollist
23.Riçard Skudamor, drejtues sportiv
22.Graem Souns, futbollist
21.Andoni Goikoeçea
20.Paolo Di Kanio, futbollist
19.Eshli Kol, futbollist
18.Diego Kosta, futbollist
17.Majk Eshli, president klubi
16.Luis Suarez, futbollist
15.Ken Beits, president klubi
14.Xhoi Barton, futbollist
13.Diego Armando Maradona, futbollist
12.Karl Ojston, president klubi
11.Bernard Tapi, president klubi
10.Xhon Terri, futbollist
9.Pit Uinkëllman, drejtues sportiv
8.El Haxhi Diuf, futbollist
7.Luçiano Moxhi, drejtues sportiv
6.Kristiano Ronaldo, futbollist
5.Riçard Kiz, prezantues televiziv
4.Mishel Platini, ish-president i UEFA-s
3.Harald Shumaher, futbollist
2.Zhoze Murinjo, trajner
1.Sep Blater, ish-president i FIFA-s