Skënderbeu do të luajë nesër ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të kompeticionit “Europa League” kundër skuadrës zviceriane Young Boys.
Një test që është vlerësuar maksimalisht nga ana e ekipit korçar që kërkon ta mbyllë në mënyrë dinjotoze këtë kompeticion, që pavarsisht se Skënderbeu nuk ka arritur dot që të kualifikohet për në raundit tjetër ka bërë një paraqitje për tu vlerësuar.
Bardhekuqtë kanë mbyllur pëgatitjet për këtë sfidë dhe janë nisur në drejtim të Zvicrës ku do të kryjnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Young Boys ku trajneri Ilir Daja do të vendosë për 11-shen e lojtarëve që do të aktivizojë nesër në fushën e lojës.
Në portë do të jetë i padiskutueshëm Orges Shehi, ndërsa përpara tij do të vendosen Vangjeli, Jashanica, Aliti që do të zërë vendin e Radas, dhe Mici.
Në mesin e fushës do të aktivizohet treshja, Taku, Nimaga, Lilaj, dhe përpara tyre në fazën offensive do të jenë Gavazaj, Xhejms dhe Sahiti që do te kompletojnë formacionin titullar.
Sfida mes Young Boys dhe Skënderbeut do të luhet në orën 19:00. Korçarët renditen në vendin e tretë në rendije me pesë pikë, ndërsa ekipi zvicerian në vendin e katërt me tre pikë dhe takimi i nesërm do të përcaktojë se kush ekip do të mbajë pozicionin e vendit të tretë.
Ndërkohë, ekipet që janë kualifikuar për në fazën tjetër në Grupin B janë Dinamo e Kievit dhe Partizani i Beogradit. (TemA)