Shokon gazetari: Shpresoj t’i varros, Inter duhet të zhduket nga ky planet

6 Dhjetor 2017, 19:57Sport TEMA

Televizioni zyrtar i Juventus-it ka kërkuar falje, pasi një nga prezantuesit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë tha se donte të zhdukte Inter-in nga ky planet dhe t’i mbante nëpër kanale.

Sandro Pello, presidenti i komunikimit të Juventus, bëri këto komente në kanalin zyrtar të televizionit:

Shpresoj t’i varros, t’i zhduk nga ky planet, të zhduk edhe shpresën më të vogël që kanë duke pretenduar se janë bërë një ekip i vërtetë.

Ata duhet të mbeten në kanale, aty ku kanë qenë në vitet e fundit, duke u fshehur në errësirë.”

Pello e kuptoi gabimin e bërë dhe shfrytëzoi Twitter-in për të kërkuar falje.

Shumë interistë ishin të inatosur nga komentet e mia, po ashtu edhe disa juventinë.

Isha duke bërë shaka, ishte një moment euforie dhe shakaje, por mbase e ekzagjerova.

“Kërkoj falje. Do të shihemi në fushë të shtunën.”(TemA)

1 komente në “Shokon gazetari: Shpresoj t’i varros, Inter duhet të zhduket nga ky planet”

  1. Inter says:

    dhe do hani te gjatin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje