Rama i përgjigjet Bashës: Fillove nga avazet ti! Mirë ne, po dhe SHBA me BE-në e kanë gabim?

7 Dhjetor 2017, 17:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili ka refuzuar ftesën e tij për të zgjedhur me dialog prokurorin e ri të përkohshëm.

Rifilloi avazi!

Jo ne, po edhe SHBA-BE e kanë gabim!

Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”, shkruan Rama.

Basha më parë, duke iu përgjigjur Ramës, tha:

I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.

1.Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.

2.Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.

3.Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.

3.Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qytetarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare.

Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit.

Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet”.(TemA)

9 komente në “Rama i përgjigjet Bashës: Fillove nga avazet ti! Mirë ne, po dhe SHBA me BE-në e kanë gabim?”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Rama te votoj prokurorin dhe mos ti lutet Bashes qe eshte bllokues, jep dorheqjen neqofse nuk voton prokurorin, mos u bej pjese e bllokimit duke pritur opoziten kriminale.

  2. LALA says:

    o lul kok l..e gjith ky dimer e su poqe..nje pyetjesikur ketu te perseritet 97 largqofte.ti ku do jesh ketu apo ne holland

  3. emigrante says:

    Boll o Lul se ste shohim dot ne ekranet e televizionit si ato spitullat e keqija, ti do me na lexuar ndryshe te vertetat ,qe te thone nderkometaret ,ske shanse ,me deklarata por shko e voto prokurorin e na hapni rrugen dhe ne emigranteve ,qe ngelem pa zot tash 20 vjet. E fajtore eshte gjithmone Pd

  4. Muli says:

    …….ne mbeshtesim gjykimin e vjedhjes galopante ne rrugen e kombit……..ne mbeshtesim gjykimin e tragjedise se Gerdecit……..ne mbeshtesim gjykimin e krimineleve per vrasjet e 21 janarit……ne mbeshtesim gjykimin e tradhetareve qe tentuan ti shesin Greqise territore shqiptare…….ne mbeshtesim gjykimin e korrupsionit galopant te cez- dia……ne mbeshtesim gjykimin e videos me bllok ne dore.
    A i mbestetni keto ju Lulzim ?????

  5. Ed Palokja says:

    O Lulzim qe kurre nuk ke lulezuar e do te lulezosh ndonjehere! Nqs. ke ndonje keshilltar si bie fjala shanlepirese Salinjani i thuaj te lexoje vetem, komentin e “Muli”-it. Je nje hipokrit i peshtire, je nje antiamerikan i pafytyre.

  6. Kadri Kadiu, USA says:

    Duhet të ribëhet gjyqi i Gërdecit për Saliun, Mediun e Sypeshkaqenin, për Rrugën e Kombit për Lul-ush Hollandezin, për vrasjet e 21 Janarit për Sali Kriminelin, Lul-ush Hollandezin e plot kriminelë të tjerë, për Videoskandalin me figurë e me zë për Like FLORIRiN, për shitjen e Detit grekut nga Saliu me Lul-ushin e kështu me radhë për gjithë vjedhjet, krimet e tradhtitë që ka bërë Saliu me këlyshët e vet.

  7. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Rama tu lutesh pd dhe lsi esht njesoj si tu lutesh terroristeve te isisit apo ndraghetas italiane. Vendos Romeo Karaj ne detyr. Banditet mbrapa hekurave, kamikazve plumbin.

  8. Ky Luli fjale fjale fjale akuza kundrejt te tjereve ,eshte fare i pabesushem,sepse ke genjyer shume ti dhe PD-ja,pronaret dhe te persekutuarit i keni persekutuar per here te dyte ,kuptoni c’far padrejtesie te madhe keni bere,nuk ju vret fare ndergjegja,sepse ju i urreni ato shtresa qe baballaret tuaj i nxine jeten,duke i vrare ,burgosur dhe internuar dhe grabitur pasurine,pronen,keni bo gjynofe te medhaja shume o lul berisha,o mashtrusa qe vetem kur donit votat u kujtojshi per keto shtresa,se ja kini ndi lezetin shume pushtetit ,u bote pronaret e rinj duke mos pasur prona ,grabitet anekennd Shqiperise,vendet me te bukura ,dhe pronareve qe i ishte rrembyer prona nga banditet e kuq, ja rrembyet per se dyti pronen ,zbatuat vendimet e Katovices o lul berisha,deri tani keni triumfuar, o te paudhe,por do te shofim fundin,nuk e ka gezuar kush gjithe jeten gjone e vjedhur !
    lutemi botojeni faleminderit

  9. arben72 says:

    Po c’pune keni me opoziten. Beni detyren per te cilen jeni votuar. Opozita ka strategjine e saj. Nuk do te jape kontribut. Ca te keqe ka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje