Argjentinë: Ish-presidentja akuzohet për tradhti, kërkohet arrestimi i saj

8 Dhjetor 2017, 09:39Bota TEMA

Një gjyqtar federal në Argjentinë,e ka akuzuar ish-presidenten, Cristina Fernaandez de Kirchner, për tradhti, dhe ka kërkuar arrestimin e saj, për dyshime se ka fshehur perfshirjen e Iranit në bombardimin e një qendre të komunitetit herbe në vitin 1994, nga i cili janë vrarë së paku 85 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Gjyqtari, Claudio Bonadio kërkuar që Senati i Argjentinës te heqe imunitetin e ish-presidentes, për arrestim.

Ajo këtë vit është zgjedhur senatore.

Konsiderohet se sulmi me bomba në një qendër të hebrenjëve në kryeqytetin Buenos-Ajres, ishte sulmi më mizor terrorist kundër Argjentinës.

Ish-presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo keqbërje dhe e ka akuzuar gjyqtarin Bonadio se e ka politizuar sistemin e drejtësisë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje