Deputeti Ervin Bushati kekrkoi sot qe PD te perballet me drejtesine shqiptare per keto akuza.
“Janë 1 milion dollarë para të pista, të cilat nuk dihet se nga vijnë dhe as se kush i pagoi. E vetmja gjë që dihet është se ato janë paguar nga parajsat fiskale për t’i shpëtuar deklarimit dhe se nuk janë pjesë e formularit të deklarimit të Partisë Demokratike në KQZ.
Këto nuk janë prova të siguruara prej nesh, por janë dokumente zyrtare të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Nëse Basha e konsideron edhe këtë institucion si “të blerë” nga Partia Socialiste, të paktën të dalë dhe ta thotë në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Një tjetër skandal për të cilin Partia Demokratike vazhdon të heshtë, është ai i publikuar në rrjetin prestigjioz të informacionit, “Bloomberg”.
Ky rrjet ndërkombëtar publikoi më parë, gjatë javës, prova të pakundërshtueshme se si gjysma e shumës së fituar nga tenderi i Skanimit të Kontenierëve u transferua menjëherë nga kompania fituese tek xhepat e Qeverisë Berisha.
Bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë dollarë të transferuar në prag të zgjedhjeve të 2013, një skandal ky i denoncuar që në atë kohë nga ana e Partisë Socialiste.
Përsëri nuk është qeveria, por një media amerikane ajo që tregon sesi pak muaj pasi fitoi tenderin me vlerë 250 milionë dollarë, kompania amerikane transferoi 49% të aksioneve në një kompani fantazmë të kontrolluar nga Berisha për 490 lekë të vjetra.
Një gjysmë që vlente më shumë se 100 milionë dollarë, e transferuar pa asnjë justifikim, sa për vlerën e një kafeje.
Megjithatë, nëse Partia Demokratike ka zgjedhur të heshtë përsëri, ashtu siç ka bërë edhe me CEZ-in, me Gërdecin, me 21 Janarin apo me sa e sa skandale të tjera, është e drejta e saj ta bëjë këtë.
Ajo që nuk mund të heshtë është Prokuroria, e cila duhet të kishte nisur me kohë një hetim mbi bazën e këtyre provave të publikuara.
Prokuroria e Shtetit, me heshtjen e saj, rrezikon të bëhet palë e këtyre aferave. Provat janë këtu, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë por edhe nga “Bloomberg”, rrjet informativ që ka inkriminuar me emër e mbiemër të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë.
Është detyra e Prokurorisë që të tregojë se në këtë vend mund të ketë drejtësi.
Ndaj Partia Socialiste i bën edhe një herë më shumë thirrje Prokurorisë që të rikthehet në shërbimin e qytetarëve, e të nisë sa më shpejt hetimet lidhur me këto dy afera korruptive, të cilat për fatin e keq nuk janë të vetmet në “librin e zi të korrupsionit” të Partisë Demokratike.”
MJAFT SE PO LENI NAM , VETEM AKUZONI ,POR DHE I MBRONI DUKE U JUSTIFIKUAR ,QE DREJTSIA NUK VEPRON . DO TE VNE DHE PROKURORE TE TJERE DHE GJYQTARE TE TJERE , POR ATA DO TE JENE TE LIRE .
Kujtoni se do mbuloni dosjet e droges me shashka mediatike? Pse nuk flet per koncesionet qe kane dhe Rama tek ortaket e vellait apo tek menaxheri i ministrit. Po u vjen fundi dhe genjenj veten qe do shpetoni duke lehur.
Ju nuk jeni PS sot,,,ju jeni sot Qeveria me timonin e plote ne dore,qe jeni te detyruar te beni drejtesi,,,,jo te beni thirrje temenarash per nahijen kusaro-kriminale shqup-se.
S’ka asnje informacion per mega-aferen e shitjes CEZ-it te Sistemit te Shpernadarje se energjise shqiptare,,,ju e keni dosjen te plote ne dore dhe ligjet shqiptare qe jane abuzuar,haptas kriminalisht dhe antikombetarisht.C’keni bere deri tani ??????