Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka futur “në listën e zezë” të tij Shqipërinë, si një vend që nuk e ka trajtuar mirë ambasadorin e Beogradit në Tiranë, Miroljub Zariç.
E përditshmja e Beogradit Veçernije Novosti, ka publikuar një urdhër të formosur nga shefi i diplomacisë serbe, sipas të cilit ai nuk do të presë asnjë ambassador nga vendet që i kanë “trajtuar ftohtë” ambasadorët serbë në botë.
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd është Ilir Boçka, një diplomat karriere me profesion gazetar, i cili realisht ka qenë gjithmonë korrekt dhe nuk ka provokuar kurrë incidente.
Në Tiranë, Miroljub Zariç është një ambasador i tipit “klasik” pasi ka që në 1990 që nuk lëviz nga Shqipëria ku ka kaluar të gjithë shkallët e karrierës diplomatike. E njeh shumë mirë Shqipërinë, por edhe gjuhën.
Sipas gazetës serbe, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të listës së rajonit, ku çuditërisht nuk bën pjesë Kroacia një nga vendet më problematike me Beogradin.
“Trajtim i ftohtë”, Daçiç konsideron atë që ministrat e jashtëm të vendeve pritëse nuk kanë takuar asnjëherë ambasadorët e Serbisë.
Dhe nëse shikohet lista që publikohet nga Veçernie Novosti, përveç Shqipërisë, aty hyjnë edhe vende të tjera të rëndësishme si SHBA, Turqia, por edhe Kina me të cilën Serbia ka marrëdhënie të ngushta.
Por duket se çështja është më e komplikuar se kaq. Kjo pasi nuk bëhet fjalë se nuk janë ndaluar kontaktet, por thjesht vendet përkatëse kanë përdorur rrugë alternative.
Për shembull, qeveria e Edi Ramës duket se nuk përdor shumë lidhjet me ambasadorin serb, pasi përdor linqet direkte që ka me njerëzit e Aleksandër Vuçiçit.
Po ashtu edhe Turqia me Rasim Lajiçin apo SHBA sërish me vetë Vuçiçin apo stafin e tij.
VN thekson p.sh. se këshilltarët e Edi Ramës dhe ata të Vuçiç mbajnë lidhje direkte dhe kjo e ka turfulluar Daçiçin i cili nuk shkon mirë me Presidentin, madje edhe me Kryeministrin.
Veçernie Novosti ka publikuar një dokument të Ministrisë së Jashtme Serbe, ku thekson se nga 69 ambasadorë të Serbisë në botë, 24 nuk janë pritur kurrë nga ministri i jashtëm i vendit përkatës.
Bëhet fjalë për ambasadorë të vendosur në 11 vende europiane si Italia, Belgjika, Holanda, Austria, Finlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Spanja, Portugalia, Franca dhe Gjermania.
Por përveç BE-së, ambasadorët serbë nuk janë pritur nga ministrat e jashtëm në SHBA, Turqi, Indi, Indonezi, Japoni, Korenë e Jugut, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopi dhe Kenia.
Mundësia për të vënë frenat në mikpritjen diplomatike të Serbisë doli në pah pas një incidenti të fundit të shkaktuar nga ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandër Aleksandroviç, i cili për herë të parë bëri deklarata të forta kur tha se Daçiç nuk e ka pritur kurrë.
Daçic u përgjigj duke thënë se ambasadori i Serbisë në Kiev, pavarësisht se nuk ka bërë komente të papërshtatshme për vendin pritës, ka të njëjtin trajtim.
Përgatiti: Ylli Pata
Gjithe kohen keta serbet grindavece dhe grinjare , per te gjitha ua kane fejin te tjeret , keta nuk fajesohen kure dhe per asgje , tani cfere kerkon Dacic ?? E thame qe ambasadori i Beogradit ne Tirane eshte qe nga 1990 -ta , na eshte bere si buri i nenes , lere qe do jete me se e sigurt qe ka futur hundet ne punet tona me teper se ci takon , do ta kene mesuar tanet se cmoster eshte dhe sja vershellejne fare , pale ,duan dhe respekt te vecante , perse ?? Per 1001 te keqiat qe kane bere kombit shqiptar qe ne rilindje , na jane ngjitur si kepushat . Pastaj ………27 vjet , do jete konsumuar , do jete bere teveqel , do ta kene mesuar dhe katundaret e rushbullit qe eshte agjent , u nderuan ne Serbi 20 qeveri dhe ky bjellogardisti akoma ambasador ?? Dhe duan respekt ?? Pastaj cdo me thene na ka Dacic ne listen e zeze ?? Po kush e pjerdh Dacic , klasik koktrash serb , kane pretendime …. e imagjinoni sikur te futen serbet para Shqiperise ne EU?? Nuk dua te kaloj as ne enderat me te keqia ……..prandaj shpejtohu z. Kryeminister dhe mos u mer me lodra lepujsh , koha iken ,dhe ne ne vend numuro , cpret ?? Ja te zgjodhem per sedyti , pastaj ?? Ku eshte reforma qe premtove ?? Kaluan 100 ditet e para , cbere ?? Premtove shume dhe spo ben asgje , po dal nga tema e shkrimit , a dini cfare kujtoj ???? Me kujtohet 4 vjecari i dyte i Fatos Nanos , qe kaq negativ , se qe solli perseri ne 2005 Sali Berishen , ke ?? Saliun , keshtu dhe Edi , be dicka Ediiiiii se do shikojme shpinen e serbeve tere kohen ………….
Na plasi rrota janullës
Ti yllo ke problem me alkolin…. kemi dhe ne ketu ca Po i kemi futur atje tek halja e madhe qe quhet PD.
Vetem me shpalljen e pamvaresise se Vojvodines dhe Sanxhakut nga ajo cfare sot quhet “serbi”, rajoni I ballkanit do te kete nje paqe afatgjate.
Kujt po i rruhet janulla per Dacin-(ic)
Kujt po i rruhet janulla per Dacin-(ic)
Mire te na e bejne.
Ne kohen qe duhet te ngulshim kembe per njohjen e krimeve te kryera mbi vellezèrit tane ne Kosove ne silleshim sikùr Kosova te ishte thjesht nje fqinj.
Shto ketu bisedimet pa I vene kushte I qeverise kosovare me ate seŕbe ( ne fakt ishin serbet qe po I vinin kushte Kosoves ) dhe ku bashkebiseduesit e qeverise kosovare u perdoren si marioneta per paraqitjen e serbeve si paqesore duke mos mbajtur asnje premtim.
Sot diplomacia serbe eshte gati per ta futur vendin ñe Europe , ndersa per dy shtetet shqiptare as behet fjale.
Keto jane pasojat e nje politike driteshkurter te qeverive tona udhehequr nga parimi absurd ” faktor stabiliteti ne rajon “.
Pra detyra e qeveritareve tane ishte te mos I kerkoje fqinjeve te drejtat qe na takojne dhe ti zgjidhin te gjitha problemet fqinjeve.
Artikull koti, I panevojshem. Keto Jane probleme te serbise qe ka bere vetem te zeza ne Ballkan por dhe I ka dale boja e eshte bere e bezdiseshme me nderkombetaret. Pastaj gjerat ne Evrope kane ndryshuar. Marredheniet mes shteteve tani kryhen ne shume menyra e kanale, ka shume takime mes vet ministrave e kryeministrave. Kjo kohe dhe BE I ka nxjerre pothuaj jashte loje ambasadoret dhe marredheniet tradicionale mes vendeve evropiane. Ne nje te ardhme Jo te larget vendet evropiane mund te mos kene fare ambasadore mes tyre. Per cdo problem, nje zyrtar evropian ngre telefonin dhe bisedon me homologun e tij psh ne Shqiperi.