Basha mbledh krerët e degëve në selinë blu, kërkon njerëz për protestë masive

16 Dhjetor 2017, 17:45Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e pralajmëruar me krerët e degëve në selinë blu.

Burimet thonë se kryedemokrati ka zhvilluar më herët edhe një takim me personat e ngushtë në Partinë Demokratike ku priten koordinime mbi protestën e radhës.

Ndërkohë disa media shkruajnë se numri një i demokratëve është duke kërkuar nga krerët e degëve që të sjellin sa më shumë njerëz në protestë.

Mësohet se para seances të së hënës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri rreth ores 09:30, PD në bashkëpunim me LSI organzion një protestë para Kuvendit te Shqiperisë.

Më herët edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeveritar. (TemA)

3 komente në “Basha mbledh krerët e degëve në selinë blu, kërkon njerëz për protestë masive”

  1. shqip says:

    “Gjeneral ku i keni , gjeneral”? ” Ja ku i keni , merrini ” Kush e ka lexuar Kadarene , e kupton per çfare behet fjale . Eshte bere B(i)-risha si gjenerali i ushtrise se vdekur . Ma zi behen 200te qyqare pa dhembe ne goje .

  2. sherifi says:

    Jeni shume pake per te rrezuar Qeverine, te dyja se bashku nuk perbeni as 30% te Shqiptareve, ndersa shumica 6 muaji ka qe ka zgjedhur kte mazhorance, prit, prit se eshte shume heret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje