Shashka serbe e revokimit të njohjes së Maqedonisë

16 Dhjetor 2017, 09:14Rajoni TEMA

Serbia do të tërheqë njohjen e Maqedonisë nëse kjo e fundit do të zyrtarizojë votën pro hyrjes së Kosovës në UNESCO. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, Vecernje Novosti, sipas të cilës autoritetet e Beogradit do të monitorojnë situatën dhe po përgatisin masat që do të ndërmarrin.

Bëhet fjalë për periudhën kohore të tanishme, pasi Prishtina ka të drejtë të riparaqesë kandidaturën një herë në dy vjet dhe herën e fundit, e provoi në vitin 2017.

“Beogradi mund të aktiviziojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shkupin qysh në fillim të vitit 2018. Sipas gazetës serbe Serbia mund të ndryshojë vendiin për njohjen e emrit të vendit fqinj, pra Maqedonisë, që aktualisht e njeh me emrin Republika e Maqedonisë.

Ky hap i Serbisë rrezikon në fakt të dalë një fiasko, nisur nga zhvillimet e fundit për zgjiedhjen e konfliktit të vjetër për emrin me Greqinë. Janë të gjitha të dhënat që çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet së shpejti, dhe Shkupi zyrtar mund të ketë emrin e vet ndërkombëtar të njohur. Nga kjo pikëpamje, çdo njohje e deritanishme nga të gjitha palët, do të rikonsiderohet për shkak të marrëveshjes eventuale mes Athinës dhe Shkupit. Çka e bën të pavend iniciativën diplomatike serbe.

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=12&dd=14&nav_id=1…

1 komente në “Shashka serbe e revokimit të njohjes së Maqedonisë”

  1. Klimax says:

    Po ju, qe kur keshtu qenkeni bere kaq filo “maqedonas”???!!!
    Nga ana tjeter, konflikti i emrit midis Athines dhe Shkupit edhe mund te zgjidhet, por, e para, askush nuk e di akoma se kur mund te zgjidhet dhe, e dyta, askush nuk e di se si do e ket emrin e vet nderkombetar te njohur ky shtet!
    Megjithate, sot per sot nga OKB-ja njihet me emrin FYROM!
    Ju qe paskeni “rene papritur ne dashuri” me sllavet e Shkupit dhe “besoni” se ata jane pasardhesit e maqedonasve te Aleksandrit te Madh, nuk ngelet gje tjeter vetem te “krenohoni me historine e tyre” se natyrisht keni edhe nje popullsi shqipefolese ne ate vend qe “jeton ne barazi, ne paqe, ne harmoni e lumturi mes njeri-tjetrit”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje