Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit, Xhaçka: FA të angazhuara në fazën e post menaxhimit të emergjencës

17 Dhjetor 2017, 10:42Politika TEMA
Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit,

Jo vetëm efektivët e Forcave të Armatosura, por edhe familjet e tyre janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet. Nëpërmjet një nisme të ndërmarrë nga vetë FA-të, përmes një kontributi financiar, ata i kanë ardhur në ndihmë më shumë se 200 familjeve. Ndihmat, të cilat konsistojnë në veshmbathje, ushqime, detergjente si dhe vlerë monetare, do t’u shpërndahen familjeve që kanë nevojë për mbështetje gjatë këtyre ditëve të vështira.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, u shpreh se, pas përballimit të emergjencës, kjo është një tjetër fazë, ku FA-të janë sërish të angazhuara. “Unë jam shumë e kënaqur, që marr pjesë në këtë nismë, që në fakt është nismë e efektivëve të FA-ve, për t’u bërë ballë, bashkë me 16 vende të Europës, me 13 organizata ndërkombëtare, me dhjetëra kompani private, me qindra qytetarë, të cilët kanë kontribuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Kjo ndihmë sot është një ndihmë modeste, por shumë domethënëse e efektivëve tanë, për t’u bërë bashkë, me të gjithë ata që duan t’i japin një dorë dhe të ndihmojnë në rehabilitimin e të gjithë atyre qytetarëve të prekur nga përmbytjet.”- tha ministrja Xhaçka, e cila theksoi angazhimin e Forcave të Armatosura edhe në fazën e rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura. “Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post – menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur”-nënvizoi ministrja Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, i cili falënderoi si ushtarakët ashtu edhe civilët për kontributin e tyre. “Sot jemi për të prekur një gjest solidariteti dhe humanizmi të personelit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së prekur nga përmbytjet. Janë ndihma të mbledhura nga ushtarë të thjeshtë, nënoficerë, oficerë, civilë që ndoshta nuk e kanë kuletën e madhe, por kanë zemrën e madhe për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre dhe për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen.”- u shpreh ai.

Ndihmat me produktet bazë për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e fundit, janë mbledhur nga çdo strukturë apo repart i Forcave të Armatosura, dhe do të shpërndahen nga Komanda Mbështetëse.

4 komente në “Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit, Xhaçka: FA të angazhuara në fazën e post menaxhimit të emergjencës”

  1. edi says:

    Brravo Ministrja me serioze e me simpatike e asaj qverrie

    1. I Lagur says:

      O Shpirto e di ate fabulen ti…”Shiko sa bukur eshte veshur Maria…”??

      Ushtaraket u lagen deri ne palce…po ashtu edhe kontribbuan ne menyre modeste…poor mos na e beni gjithshka publicitet..
      Kontribut i qindra burrave me uniforme anonim…per ca sekonda publicitet “per Marin”
      Ky vend nuk drejtohet me reklama.
      …….
      Ushtaraket jan ne hall per vete…..sepse nuk arrijne edhe minimumin jetik me ato paga qe marrin.
      Kjo zonje e re, me nje start pozitiv si ministre, qe te mos perfundoj si pararendesja e saj duhet ti bej ca gjera ndryshe…..shum ndryshe biles.

      Duhet te ulet me kembe ne toke dhe te evidentoje problemet reale te FA…dhe per kete mjafton ti lejoj njerzit tja thon hapur problemet, edhe kur si perqejne

      …Se publiciteti dhe reklama aty jane

  2. Albani says:

    Kur nuk ka shtet qe ti ndihmoje,cdo lloj ndihme tjeter eshte e mirepritur,por jo dhe quhet qeverise inegzistetnte per te tilla raste.
    Cipra I dha cdo familjeje Greke dhe Shqipetare mesatarisht 1 milione leke (720 euro per ata qe nuk kalojne 28.000 euro te ardhura vjetore) per fund viti,ndersa atyre qe u permbyten nga 5000 euro ne dore plus 1000 euro per meter katror per shtepite e shkaterruara totalisht dhe 65 euro per meter katror per ato qe mund te meremetohen dhe rregullohen.
    KJO ESHTE DIFERENCA E NJE SHTETI EUROPIAN, ME NJE TURME HALABAKESH ORDINERE TE MBLEDHUR NE TIRANE,hajdute cizmesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje