Përplasja në Kuvend, deputeti socialist tregon sherrin me deputeten e LSI-së: Ajo donte të përdhunonte…

18 Dhjetor 2017, 15:23Politika TEMA

Në seancën e tensionuar të Kuvendit, përveç tymueseve dhe përplasjeve me gardën u shënua edhe një incident mes deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe atij të PS-së, Bujar Çela.

Deputetja Mehmetaj shkoi ti merrte kartën elektronike në mënyrë që deputeti socialist të mos votonte, por ky i fundit u kundërpërgjigj duke e shtyrë.

I pyetur nga Panorama lidhur me këtë incident, Çela tha se “ajo si gjithë aleanca e plehrave donte të dhunonte. Donte të përdhunonte të drejtën që më kanë dhënë shqiptarët. Të merrte kartën, që të mos shprehnim të drejtën e votës tonë legjitime. Ajo duhet të shkojë pas hekurave me gjithë paraardhësit e saj që kanë përdhunuar votën e shqiptarëve”.

Deputetja Mehmetaj u shpreh  se kolegu socialist e ka dhunuar. i pyetur mbi këtë akuzë të deputetes së LSI-së, Çela tha se “unë mbrojta kartën që ma ka dhënë populli shqiptar. Mu drejtua me fjalë fyese dhe ofenduese. Prokurorja e re nuk ka shumë punë, do të lexojë dosjet që ka lënë pezull Adriatik Llalla”.

4 komente në “Përplasja në Kuvend, deputeti socialist tregon sherrin me deputeten e LSI-së: Ajo donte të përdhunonte…”

  1. Donela says:

    Deputete leshi,pa kulture pa edukate,injorante,si Mona.

  2. mmoisiu says:

    Mire ja ke bere kuckes !

  3. Mandi says:

    Kurivicka e vogel
    qe pa mbaruar asnje shkolle
    e pa bere asnje pune profesionale ne jeten e saj
    grabit taksat e shqiptareve me rrogen e saj te pamerituar!

  4. lori2 says:

    Amon kur do te shpetojme nga keto plehra???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje