Thellimi i luftës së qeverisë shqiptare kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka tërhequr vëmendjen e televizionit RAI UNO në Itali.
Në programin e përjavshëm TV7 të TG1, një kronikë e posaçme i është dedikuar asaj që gazetari italian Alessio Zucchini e quan “një luftë që zhvillohet deri në filizin e fundit të kanabisit”.
“Përkrah forcave shqiptare qëndron edhe Guardia Di Finanzia, të cilët fluturojnë mbi territorin shqiptar, pjesë e aksionit monitorues”-raportohet në kronikë.
Gazetari e cilëson një sukses të policisë shqiptare, asgjesimin e mbi 2 milion bimëve të kanabisit vetëm në vitin 2017.
Në prononcimin për TV7, Kryeministri Edi Rama deklaron se tashmë jemi në fazën e dytë të aksionit, duke i shkuar pas të gjithë të fortëve, për të sekuestruar pronat e tyre të paluajtshme dhe asetet financiare.
“Ata janë shumë të organizuar, ata nuk kanë burokraci, ata nuk kanë një “Komision Europian” që i kontrollon, që duhet të marrë vendime. Janë të shpejtë, të sofistikuar, kanë një fuqi të madhe mbi njerëzit e varfër, mbi njerëzit e margjinalizuar dhe ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku”,-thotë Rama.
Kronika rikujton se trafikuesit e kanabisit nga Shqipëria kanë lidhje shumë të fuqishme nga ana tjetër e Adriatikut, për të cilët Kryeministri Rama shprehet:
“Është le të themi një shkollë të cilën këta individë e kanë bërë në Itali, janë djem të rinj që kanë kaluar nga Italia, në zonën e jugut. Jeta e emigrimit illegal, i ka bërë që të mësojnë shumë gjëra dhe të jenë pjesë e grupeve kriminale si Ndragheta, Camorra dhe pastaj e kanë ndarë punën, një pjesë është andej, një pjesë këtej. Pjesa andej realizon lidhjet me bosët e mëdhenj, këta këtu bëjnë punën e pisët dhe e nisin andej. Le të themi që është një filial i universitetit të ilegalitetit në Italinë e Jugut”.
Në anë tjetër, kryeministri siguron se qeveria e tij ka një fond të posaçëm që financon ndërhyrje policore të këtij lloji.
Më tej gazetari sjell provat e suksesit të këtyre aksioneve. I shoqëruar nga zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ai ka vizituar një magazinë në periferi të Tiranës ku policia e shtetit ruan sasitë e sekuestruara të substancave narkotike.
http://www.tg1.rai.it/dl/tg1/2010/rubriche/ContentItem-27790a2d-e71f-4655-a8eb-da13b315ca4a.html
Propaganda e meros qe deri dje i fshinte kepucet berishes ne zyre ( ne kuptimin e vertete te fjales)
Jo se jam me kriminelin berisha apo me kusarin ilir meta ( qe rama drogaxhiu qeverisi per 4 vite) , por po beheni qesharake o media te kapura nga cifuti rama.
Nuk e mbushi edvin rama shqiperine me droge deri ne fyt dhe e beri kolumbine e Europes?
Tani na marrka masat…
Hajd se rivjen perseri kanabisi mos kimi merak…
ceshtja eshte qe krypet kriminale ketu jane teresisht te lidhura me politiken dhe duhen shfarrosur ne detaje nga ndonje Hitler qe fatkeqesisht nuk e kemi