OSBE: Ku janë paditë? Ku janë dënimet e të korruptuarve?

20 Dhjetor 2017, 20:59Politika TEMA

OSBE vlerësoi sot se korrupsioni është një problem serioz për Shqipërinë dhe investimet e huaja, ndaj në Tiranë duhet bërë shumë më tepër për ta luftuar atë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se nevojitet përfundimi i hetimeve dhe dënimeve për zyrtarët e korruptuar.

“Ne ndihmuam në ngritjen e portalit “stopkorrupsioni”, falë të cilit mbi 100 raste korrupsioni u dërguan në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokurorisë. Ku janë paditë? – pyeti ambasadori Borchardt.

Njëlloj ai pyeti për rezultatet e munguara edhe për transparencën e financimit të partive politike, ku bashkësia ndërkombëtare kërkoi të ngrihej një sistemi auditimi efektiv dhe llogaridhënës.

Në vende të tjera, institucionet e forta dhe të pavarura kundër korrupsionit janë një mjet mjaft i dobishëm për të luftuar korrupsionin, ndaj ai rekomandoi që të punohet për ngritjen e një organi të tillë edhe këtu në Shqipëri.

“Reforma në Drejtësi është me rëndësi kryesore. Por ajo nuk është gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për çdo qytetar, çdo ditë. Ne e nxitim Shqipërinë të bëjë më shumë kundër tij. OSBE-ja mbetet e gatshme ta mbështetë Shqipërinë në këtë përpjekje. “Juve dhe vetëm juve ju takon vendimi nëse doni që zyrtarët publikë të japin llogari për korrupsionin” – tha ai.

Amb.Borchardt i bëri këto komente në veprimtarinë përmbyllëse të projektit dyvjecar “Për mbështetjen e masave antikorrupsion në Shqipëri”, i mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shkolla Italiane e Administratës Publike.

Ai tha se pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, janë vetë shqiptarët që duhet t’i përdorin trajnimet dhe njohuritë, nëse dëshirojnë të sjellin ndryshim.

Shqipëria ka miratuar një Kod Sjelljee kundër Rryshfetit për komunitetin e biznesit, ka zhvilluar fushata ndërgjegjësimi dhe anketa kundër rrryshfetit dhe ndikimit të tij në klimën e investimeve, megjithatë korrupsioni është ende shumë i përhapur në shumë nivele të strukturave publike e private.

Shqipëria vlerësohet se ka bërë disa hapa me rëndësi në luftën kundër korrupsionit. Organizata Transparency International e ngriti Shqipërinë në 39 pikë nga 31 që kishte në vitin 2013, por gjendja është ende kritike dhe ende larg 100 pikëve për t’u quajtur e përmirësuar.

11 komente në “OSBE: Ku janë paditë? Ku janë dënimet e të korruptuarve?”

  1. Timi says:

    Kush eshte ky qe flet sikur cfare te ishte! Ik or ti, ti je pergjegjes per zgjedhjet. Nuk te ka vene njeri te flasesh per korrupsionin. Ka organizata te tjera qe punojne per korrupsionin. BE dhe SHBA po punojne per vetingun dhe per korrupsionin dhe ky hedh shashka. Gjithmone ky leshon deklarata te gabuara dhe te vonuara. Nuk e di qellimine tij por ky eshte nga OSBE per zgjedhjet. Ne vend qe te marri rrogen dhe rrije kot pse nuk punon me politikanet qe te permiresojne sistemin elektoral por kujtohet muajin e fundit. Ka shume ligje per te punuar dhe ndihmuar Parlamentin ky person por del e ben shetitje neper Shqiperi, jep inetrvista, dhe pi birre a ha qofte dhe leshon mufka. Ka kush merret me ato qe thua ti or mik. Shiko punen tende.

  2. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    hahahaha,ore je ne mendje ti apo jo!!?? te presesh qe sunitet te bejne shtet,eshte njelloj si ujku te prese ti bjen koqet e demit nga qielli………!!!
    kjo rrace perverse shkeli token e arberit per te qelbur anembane krime,grabitje,dhune,pisllik,injoranci,padrejtesi,pafytyresi…

    1. like says:

      Shiptaret nuk i lene te bejne shtet se i blejne per 300€.

  3. Taku says:

    Ca legena, sikur nuk e kane degjuar Ramen qe ska droge dhe Tahira ne Shqiperi.Kuptohet pervec Merove qerosa e bandita te kazanit mediatik.

  4. Enver says:

    Korrupsionin kurre nuk do ta luftoni seriozisht ne se shteti shqiptar nuk trajtoj me seriotitetin me te madh annkesat e qytetareve. Sot ne asnje institucion shteteror,perfshi edhe kryeministrine nuk merren me zgjidhjen e ankesave.
    U ankova ne Bashkine e Tiranes per shkeljet ligjore te UKT,por rrogtari i pa afte T.Tusha ia dergoi prap UKT per ta zgjidhur pa reaguar lidhur me shkeljet e bera.
    Njoftova edhe kryeministrin Rama,prap rrogtarja Rafti ia dergoi shkresen UKT per zgjidhje.
    Pra keta rrogtare jane bere thjesht postjere.Pas cdo ankese ka nje padrejtesi dhe ata qe merren me ankesat e qytetareve duhet te gjykojne shkeljet e bera nga vartesit e tyre t’i ndeshkojne apo pushojne nga puna sipas fajit.
    Kam 9muaj qe kam bere kerkese per prishjen e kontrates me UKT,por as sot nuk me japin shkresen zyrtare.Sic duket duan t’u jap leke qe te veprojne.
    Keto veprime burokratike i detyrojne qytetaret ose te jspin leke ose te drejtohen gjykatave duke shtuar volumin e punes se tyre artificialisht,kur cdo institucion ka juristet e vet.

  5. Vedi says:

    Me nje mesues mendjemadh nxenesi i perbuzur, sado qe te perpiqet, noten pakaluese do te marre. Mbetes i perhershem =>rrugach.

  6. Rimi says:

    Cfare padi kerkon ti more koqe. Po ti ku do hash po te denohen te korruptuarit ketu?. Nuk e kupton qe cdo gje ne kete mut vend eshte loje…..

  7. Bosh says:

    Care thu or shoku? Po iku korrupsioni me cfare do meren gazetat, TV, parlamenti, kafenete dhe zyrat, do rrine kot? Ketu nuk eshte si ne gjermani ku punohet e prodhohet. Korrupsioni ne na ushqen, na zgjidh hallet, rrezon e ngre pushtetaret, te ne korrupsioni eshte kulture.

  8. Shigjeta says:

    Mos u mundo kot zoteri kuoten e 100 pikeve sic quhet standarti i cili tregon se gjendja eshte permiresuar nga kanceri i korupsionit thjesht nuk do kapet kurre . 100 -cja. As ne enderat me te cmendura ………

  9. Burrat says:

    Filluan te hane mut keta? Apo tani qe e USA me BE possible korrin sukseset erdhen keta me luge me brezi?

  10. arnauti says:

    Me gjith mend e ke ti plako ???!!!! Mos ke ngatarru adrese , se kendej nga ne ç’do gjo oshte ne rregull !!!! Mos na ngatarro me Kroacine , Serbine ,Malin e Zi ,Maqedonine e ku di une se andej ka korrupsion ene i padisin ene i denojne !!! Tek ne jane te tere “shembullore” “qelibare” te paster …. e pse duhet me i denue ???? !!!! Me e marre seriozisht tek ne siç thua zoterote i bie me u fute te tane mrena ene mos me ngele njeri jashte , si thua tina qe te korruptumit (polica) me arrestu te korruptumit , te korruptumit gjykatesa te shkalles se pare me denu te korruptumit , te pa “korruptumit” gjykatesa te apelit me morr leket ene me i liru te korruptumit ,ene qeveria e korruptume me dal e lame ne kete mes ????!!!! E kush humb ketu ….. ??? Populli i “korruptum” qe do vazhdoj te votoje te korruptumit , te korruptumit qe do ja vjedhin voten te korruptumeve e keshtu rreth vicioz ….. s’ke nga e kap e nga ta fillosh !!!!! E ke kot ore plako mos prit kot gje, nga te KORRUPTUMIT !!!!!!! Kete dreq korrupsioni e kina si puna e OKSIGJENIT neve nuk rrojme dot , nuk ekzistojme dot si komb pa shume korrupsion !!! Ik e na ler rehat ne korrupsionin tone , e ç’te prish pune ty njehere se nuk po e marrim veshe ???!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje