LSI "zbardh" takimin Lu-Kryemadhi, por nuk thote çfare tha SHBA

20 Dhjetor 2017, 15:51Politika TEMA

Takimi i zbardhur nga LSI:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Kryetarja e LSI-së Kryemadhi në takimin me Ambasadorin e SHBA z.Donald Lu në selinë e LSI-së theksoi që në fillim se procesi i zgjedhjes se kryeprokurorit ishte antikushtetues.

“Ishte një proces i një anshëm i cili u krye nga Kryeministri me qëllimi kapjen e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme për të mbuluar aferat e tij dhe të çështjeve shumë të rëndësishme në hetim si procesi ndaj ish Ministrit Tahiri po ashtu dhe dosjet e korrupsionit të ministrave të tjerë”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Duke vënë theksin te procesi i votimit për Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se: Ky votim i njëanshëm i Kryeministrit dhe deputetëve të tij e bën të pabesueshëm institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me vullnetin e tij për tu shkuar deri në fund hetimit të trafikut të drogës që po shkatërron vendin, e në mënyrë të veçantë rininë shqiptare si dhe për të luftuar korrupsionin që po mban peng Shqipërinë, fatin e shqiptarëve dhe Integrimin Europian”.

Kryetarja e LSI-së gjatë takimit me Ambasadorin Lu u ndal dhe te zhvillimet në parlament. Ajo tha se “Gjithçka u shkaktua për shkak të militarizimit të pashembullt që s’ka ndodhur kurrë më parë në historinë e parlamentit pluralist shqiptar, duke nënvizuar futjen e dhunshme të gardës së Republikës, duke dhunuar deputetët dhe shndërrimin e parlamentit në institucion komunist në funksion të interesave vetëm të kryeministrit Rama dhe të mbështetur plotësisht nga kryetari i parlamentit Ruci, sipas një skenari të mirëmenduar për dhunimin e parlamentarizmit në Shqipëri e të fjalës së lirë në parlament”, tha Kryemadhi.

“Parlamenti nuk është më një institucion demokratik por thjesht dhe vetëm një shtojcë e shëmtuar e kryeministrit dhe rikthimi i tij në një institucion demokratik dhe normal është një sfide ku SHBA duhet ta thonë fjalën e tyre”, shtoi Kryetarja e LSI-së.

Kryetarja e LSI Znj. Kryemadhi evidentoi dhunën ndaj deputeteve të saj brenda dhe jashtë parlamentit, Kejdi Mehmetaj the Floida Kërpaçi si dhe nënvizoi se gjakosja e deputeteve më të reja të parlamentit është një provë e qartë publike e dhunës së pushtetit të kryeministrit dhe policisë së tija ndaj çdo reagimi qytetar dhe opozitar, dhunë e cila ishte mesazhi më negativ që mund ti jepej rinisë shqiptare.

Ajo shprehu vullnetin e LSI-së për të futur vendin në rrugën e kushtetuetshmërisë, pasi aktualisht gjithçka ka dalë nga shinat e kushtetutës. “Ky kaos kushtetues ka bërë që qytetarët të humbasin besimin te shteti i së drejtës, gjë që është shkaku kryesor që shqiptarët braktisin vendin dhe pse të rinjtë kanë humbur shpresën”, tha ajo.

“Vullneti i LSI-së për të zbatuar një reformë në drejtësi vetëm në respekt të plotë të kushtetutës dhe të ligjit është një vullnet i pa ndryshuar dhe votat e LSI-së në parlament do jenë në shërbim të kësaj sfide. Ngritja menjëherë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më tej SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë rruga e vetme për ti shkuar deri në fund luftës kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit galopant”, u shpreh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo i kërkoi njëkohësisht Ambasadorit Lu një vlerësim objektiv të ngjarjeve më të fundit për të evidentuar qartë se shkaktarët e dhunës brenda dhe jashtë parlamentit ishte mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri dhe dëshira e tyre e shfrenuar për ti mbyllur gojën çdo zëri opozitar dhe qytetar që demaskon dhe denoncon situatën e rëndë ku ndodhet vendi dhe sundimit të ligjit.

11 komente në “LSI “zbardh” takimin Lu-Kryemadhi, por nuk thote çfare tha SHBA”

  1. ankes e qinezines ,
    mbas takimit ne motel .
    Transi lsi-se Moni , e ka ngacmuar sexualisht ,
    duke i tregu vobratorin me koqet plastike ,
    qe i dhuruan ne amerike Loby-stet antishqiptare

  2. populli says:

    E paturpshmja Monika gruaja e Kryetarit te shtetit qe ne mynyre te pashembullt gjuan me cizme kryeministrin e kryetarit te parlamentit e cpret prej saj?

  3. Bardhi Tolabi says:

    Ja,e “mencura” e Like hajdutit,po i jep “mesim” se,si duhet ti beje Lu-ja vleresimet objektive.O tempora o mortes!
    Po Lu-ja si t’u pergjigj?Te tha “faleminderit” per “keshillen”?

  4. A. Adori says:

    Ambasadori Lu sus perpare Kokemadhes!
    I ka kepucet e renda ajo, apo s’ka nje nishan mor te keqen!

  5. monika isisi says:

    z. lu pse takove, monika kryemadhin perfaqesuesen deologjise terroriste te isis-it. ishte mbeshtjelle me flamurin e isis-it, kercnoi per gjak si isis-I. perdorei armet ealkaides. amerikanet nuk takohen me terrorist as me militantetet e tyre. cili eshte mesazhi I ketij takimi me monen qe shpalli nisjen e akteve te gjakmarrjes ne shqiperi duke shpalle se viktime e pare do te jete kryeministri ose njerezit e tij

  6. Shvejk says:

    Kush e mban mend Monika Sihanukun e Kamboxhias.

  7. {sit back and relaks} says:

    O Mero, mesoji gazeleshve te Temes qe eshte mungese e etikes protokollare te zbulosh ne media se cfare tha bashkebiseduesi. Lu-ja do dali me deklarate pas dy takimeve ashtu sic e do dhe protokolli zyrtar

  8. {sit back and relaks} says:

    O Mero, mesoji gazeleshve te Temes qe eshte mungese e etikes protokollare te zbulosh ne media se cfare tha bashkebiseduesi. Lu-ja do dali me deklarate pas dy takimeve ashtu sic e do dhe protokolli zyrtar..

  9. Si burri dhe gruaja kane patur si qellim te behen mbreti dhe mbreteresha e Shqiperise por deri tani kane arritur te behen pasanik ne stadin e Shefqet Verlacit dhe hajdut si Ahmet Zogolli,Parqitja ne parlament ne ate menyre do te thote te mbrosh me çdo menyre pasurine e vjedhur dhe ti shpetosh burgut,Zakoni perseritet,ashtu si beri burri i shtetit ne 2006 -èn ne ,vepron edhe kjo shemtire e grave shqiptare ne 2017.Kush i beson fjaleve te liga qe ajo nxierr nga goja dhe veprimeve te saj te para me syte e popullit?Shtrigat e Salemit qenkan gjallè.

  10. {sit back and relaks} says:

    O Mero liroji komentet se ka 2 ore qe thote 9 comments dhe vetem 4 jane te dukshme. Je bere njesh fare, ja ke kaluar dhe Bahri Falliut..

  11. DinPaku says:

    Ja paska vene koqet ne bige, burrnesha! Hë, më të lumte vegla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje