Avramopoulos siguron shqiptarët: Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza, përshëndes përpjekjet e Shqipërisë për...

20 Dhjetor 2017, 13:36Politika TEMA

Komisioni Evropian, ka publikuar raportin për liberalizmin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos tha se është i përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Më tej ai ka përshëndetur përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e masave për emigrantët e parregullt.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor.

Por kjo shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse.

Unë përshëndes përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Shtetet Anëtare më të prekura deri tani.

Megjithatë, tani përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza dhe përmirësimi i kontrollit të kufijve, si dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar”- tha Dimitris Avramopoulos. (TemA)

3 komente në “Avramopoulos siguron shqiptarët: Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza, përshëndes përpjekjet e Shqipërisë për…”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    Avramopoulos: sigoura to ”makri”tha parete re kolotourk’alvanoi…………..

    1. Llazi says:

      To mouni tis manas sou papaaaa !!!!

  2. mirel says:

    Per majmunet shqiptare duhen mbajtur gjithmone vizat dhe rradhet e gjata ne Kakavije.
    Keshtu do merrni toka te reja per varreza greke.
    Edhe detin qe qeveria e Ramiut mund ta kete falur, por nuk e ben publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje