Gramoz Ruçi thumbon Monika Kryemadhin: Kam 27 vjet në Kuvend, por ajo që pashë të hënën…

20 Dhjetor 2017, 11:27Politika TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka komentuar atë që ndodhi këtë të hënë në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa ka mbajtur një konferencë për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia.

“Kam 27 vjet deputet në këtë Kuvend, edhe në rolin e opozitës.

Shumë gjëra kanë ndodhur, por tre gjera nuk kanë ndodhur.

E para, asnjë nuk ka tentuar që tubuesit ti kundërvihen policisë për të uzurpuar parlamentin.

Së dyti, në asnjë rast nuk ka ndodhur që parlamentarët në seancë të përdorin mjete të forta, tymuese dhe këpucë ndaj kabinetit.

Dhe së treti, nuk ka ndodhur kurrë dhunë ndaj deputetëve për t’u privuar të drejtat si parlamentarë, për tu rrëmbyer kartat elektronike për të mos lejuar të ushtrojnë të drejtën për të votuar”, tha Ruçi.

Ai ka sqaruar edhe votat që janë dhënë për prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, si dhe faktin se dy deputetë të mazhorancës nuk mundën të votonin.

“Në Parlament të gatshëm, ose të ekspozuar për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë.

Faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, 2 kundër, 2 abstenim.

Pra nuk votuan 3 deputetë. Shtrohet pyetja pse?

Nuk kishin mese të votonin, sepse iu ishte marrë karta.

Në media është deklaruar se kandidatja për prokuror të përkohshëm ishte suport i dy deputetëve, Felaj dhe Manja.

E dini që këtë dy deputetë nuk kanë votuar dhe këta kanë qenë firmëtarë për të mbështetur këtë kandidate!

A është normale kjo që dy deputetë që ishin firmëtarë, nuk patën mundësinë të votonin.

Pra ishin tre deputetë që nuk votuan, nga ana tjetër ishin dy deputetë që përdorën kartat e kolegëve të tyre të krahut të djathtë”, tha Ruçi.

(TemA)

6 komente në “Gramoz Ruçi thumbon Monika Kryemadhin: Kam 27 vjet në Kuvend, por ajo që pashë të hënën…”

  1. Putan says:

    Shi shih si bojne kamunistet e TEMES dhe Mero Bazes..50 vjet nuk u mjaftuan nga cudirat kamuniste qe te habiteshin por u cuditen nga nje putane.

  2. "BOHOTINA" says:

    Ajo eshte vampire, ulkonje qe do te mbroje vjedhjet e rrjepjet e medha qe ka bere. Ruçi mos u lodh kot me te. Ne e kemi pare direkt qe bente si e shkalluar.

  3. Drini says:

    Histeria dhe cmenduria e ketyre personazheve te erret antishqiptare eshte ne ekuiliber me shumen e pislleqeve dhe vjedhjeve qe kane bere.

  4. Harilla says:

    O zoti Ruçi! Kot merresh me ate monster. Monika nuk ka turp,se kurvat nuk kane turp.Asaj i duket sikur e lavderon kur i ve ne dukje histerizmat e saja.Asaj i duket sikur ka bere ndonje gje te madhe te lavderueshme,se e stimulojne edhe servilat.Por s’ka gje,se po vijne zgjedhjet vendore,dhe do t’a shohin verin e semes ajo bushtra,se sa shtrenjet do ta paguaj partia e saj.

  5. Boston says:

    Monika eshte nje plehre e politikes, pa culture me sjellje prej rrugaceje. Ajo eshte pasqyre e familjes dhe parties se saj. U shofte nga vota e popullit kjo parti e halabakeve.

  6. Pandi Korce says:

    Mozi, te kujtoj edhe nje tjeter. Kurre s’ka ndodhur tash 27 vjet qe te qellohet me arme kunder nje deputeti ne parlament?Apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje