Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës kundër zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku.
Bushati akuzon kryedemokratin Basha se ka bërë marrëveshje me kryeministrin Rama:
“Disa pyetje për Lulzim Bashën, kryetarin pa parti…:
Këto 7 ditë e kuptuat Puçin Kushtetues???
Ligji për Prokurorinë që parashikonte zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm është miratuar në 2016!!! Pse nuk e denoncuat në atë kohë si antikushtetues??? Të shpëtoi ty apo ekipit tënd??
Pse nuk keni ulëritur gjatë këtij viti për sabotimin që i bëhej konstituimit të KLPsë? Mungesë parashikimi, organizimi apo paaftësi që erdhi puna deri këtu???
Që Gjykata Kushtetuese jonë, nuk është gjykatë kushtetuese gjermane, kjo dihet…por ama disa herë i ka dhënë të drejtë PDsë!!! Pse nuk u atakua dhe atakohet në GJK zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme??
Edhe me mundësinë që kërkesa të rrëzohet? A nuk do të vërtetonte akoma më shumë që tashmë edhe GJK është në duart e Ramës???
Po që faktin se Arta Marku paska pasur kallëzim penal nga Ministri i Drejtësisë i PDsë se ka mbajtur 2 vjet në burg pa të drejtë një shtetas, pse nuk e denoncove para votimit të saj në Kuvend??
Po informacione të tjera mbi figurën e saj morët??? Apo mjaftonte fakti që Marku ka lidhje dhe me njerëz të tu në PD???
A e mblodhe Këshillin Kombëtar apo Kryesinë, si organe të Partisë, për konsultim e vendimmarrje mbi aksionin politik në këtë rast???
Po për këtë “dashurinë” me LSI kë pyetët? Si u mor vendimi? Në cilin organ të partisë?? Apo u pyet baza e partisë??
Po vendimi që protesta të vazhdojë në “javët e para të janarit” nga kush u mor?? Nga Këshilli Kombëtar, Kryesia apo….????
Po për propozimin e Doktor Berishës për djegie mandatesh sa kohë ju duhet që të merret një vendim?? Se nga 43 deputetë të “Listës Fituese”, po të heqësh Veten, Doktorin, kryetarët e partive të tjera dhe “treshen” që votoi Gramoz Ruçin…pak veta ngelen për t’u konsultuar për vendim…..” (TemA)
Thjesht dhe me shume profesionalizem. Ne te njejten menyre duhet te jepen edhe pergjigjet ne qofte se ka… Iku koha e llafeve dhe atyre dy gishtave, eshte koha e qytetarise. Boll e mbajtet peng Partine me sllogane. e shikoni se si perfunduam…. Jemi bere per te ardhur keq, na vjen turp per vendin ku perfunduam. Prape ne krahet e nje Partie kurve si LSI-ja … Turp te keni, largohuni dhe lerjani Partine njerezve te paperlyer, vete shkoni ballafaqohuni me drejtesine dhe mbasi te kene marre Okay hajdeni ne PD. Te gjithe, duke filluar me ty Lul e perfunduar me Shkelzen Berishen.