Kotzias: Abrogimi i ligjit të luftës me Shqipërinë, çështje prioritare. Kufiri...!

19 Dhjetor 2017, 19:41Politika TEMA

Qeveria greke abrogimin e ligjit te luftes e cileson si çeshtje prioritare, nderkohe qe nenvizon faktin se çeshtjet e hapura mes dy vendeve jane drejt zgjidhjes me dialog dhe vullnet te mire.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias dha një intervistë në kanalin Ert ku foli në lidhje me Shqipërinë dhe ecurine e marredhenieve te mira ne funksion te bashkepunimit mes dy vendeve.

Kotzias ka folur dhe për rëndësinë e abrogimit të ligjit të luftës me Shqipërinë si dhe ka përshëndetur palën shqiptare për vendimin e varrezave.

Përsa i përket Shqipërisë, Kotzias ka deklaruar se ‘koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur gjithë problemet, duke u shërbyer interesave greke por pa cenuar palën tjetër’.

Për kërkesën e pronave nga pala shqiptare ka deklaruar se “çështje prioritare është abrogimi i ligjit të luftës. Pasojat ligjore do përfshihen në një proces të posaçëm, në vijim”.

Për çështjen detare Kotzias tha se “është e drejta e Greqisë të zgjerojë zonën e Egjeut”.

“Nuk është në axhendën e diskutimeve me Turqinë, por problemi ynë qëndron tek shelli (rafti) kontinental. Teknikisht për të përcaktuar raftin kontinental, duhet përcaktuar zona e Egjeut, çfarë do e kryejmë pjesë-pjesë.

 Teoria se të gjitha bëhen automatikisht nuk solli asnjë rezultat prej vitesh. Në emër të maksimalizmit nuk bëhet asgjë. Delimitimi detar është mjaft i rëndësishëm për Greqinë, për përcaktimin e AOZ veçanërisht me Shqipërinë, të drejtat tona sovrane janë mese prioritare nga të gjitha aspektet”, deklaroi Kotzias.

Ministri grek nuk përjashton zgjerimin e kufirit detar duke u referuar për herë të parë në Marrëveshjen për të Drejtën Detare në ujërat deri në 12 milje, një marrëveshje që ekziston por deri më sot nuk është zbatuar nga pala greke. Ndërsa për Turqinë zgjerimi kufitar detar nga pala greke përbën “arsye lufte” sipas mbledhjes se 8 qershorit 1995. (TemA)

 

3 komente në “Kotzias: Abrogimi i ligjit të luftës me Shqipërinë, çështje prioritare. Kufiri…!”

  1. Zigur Qarri says:

    Kan vertete fakte kompromentuese greket per Ramen dhe qeveritaret e tij?
    Ku eshte ndryshimi Rames me Berishen,i cili fitoi epersi politike ndaj tij duke perdorur pikerisht leshimet
    qe Berisha dhe Basha i bënë fqinjit jugor,por qe gjithashtu”befasisht”si dikur paraardhesi e tij,edhe Rama
    nuk kerkoi asgje si kembim?!Berisha e bëri fakt te kryer,si nje e drejte te ligjeshme kerkesen greke per Detin,
    ndersa Rama ate qe kundershtoi duke e perdorur per impakt politik,e pranoi gati hajdutshe,pa shume buje,
    ne nje situate politike kritike te mbrendeshme ne mandatin e tij te dyte!!!Natyrisht qe Berisha,Basha e kompani,
    nuk ta kundershtonin Ramen,ashtu si edhe me emrimin e Ilir Metes President.Kundershtimi ne kete rast duhet
    te vinte nga elektorati dhe media tij.Por Rama eshte autokrat,PS nuk ka demokraci te mbrendeshme ashtu si
    çdo Parti tjeter ne Shqiperi,pradaj nuk guxon kush ta kundershtoi,edhe kur ka nje kosto te larte per interesat
    kombetare.Kjo eshte si ajo Barsaleta me Nanon dhe Berishen,ku Nano pranoi te pallumen per te shpetuar
    nga zifti,ndersa Berisha pranoi ziftin per te shpetuar bythen,por qe ne fundi i hengri te dyja.

  2. adi says:

    lexoeni me vemendje rilindas patriote
    kufiri detar do zgjerohet thote kocias, dhe kur thote do zgjerohet ka parasysh kufirin qe firmosi berisha se ata ate njohin kufi.
    prisni prisni se nuk keni pare asgje akoma.
    kam vendosur nje bast publik para 2 ditesh se ne perfundim te marveshjeve me greqine, greqia do mari me shume det se sa i fali saliu bile me gjasa do mari dhe toke.
    por do kete nje ndryshim ne kete rast nuk do quhet dhurim falje tradheti kombetare etj etj , ne kete rast do quhet bashkepunim per te miren e atdheut sepse kete e beri timonieri i madh.
    pastaj do beje ca artikuj anti greke Merua me rilindasit e tjere qe populli rilindas dhe turko-shqifoles te kenaqen .
    ndersa per camet do i genjejne se me heqjen e ligjit te luftes ata nuk kane asnje kufizim per te mare pronat njelloj si ju ktheu pronat ish pronareve timonieri i madh.
    shkurt cdo popull meriton qeverine qe ka!!!!!!
    bile nje popull i tille meriton shume me shume se kaq meritonte vertet nje lloj diktaure si ne turkmenistan vetem keshtu do ishte perseri populli me i lumtur ne bote.
    budallalleku eshte e vetmja semundje ne bote qe te lehteson jeten!!!!!!!

  3. shigjeta says:

    Zoterinje qeveritare greke , mos u sekelldisni dhe mos premtoni gjera qe nuk kane ndermend te ndodhin , dhe mos u fshihni pas gishtit , nuk i intereson asnje qeverie greke ,te majtet te djathtet ose kujtdo qofte qeverie heqja e ligjit te luftes , ai eshte nje ligj , nje justifikim i perkryer qe ju zoterinj te mos zbatoni asnje nga detyrimet tuaja . Dhe mos u justifikoni me sebepin se u sulmuat nga Shqiperia ne 1940, ju jeni sulmuar dhe nga gjermania naziste ne luften e dyte boterore me pasoja dhe deme te pallogaritshme , dhe ja ku jeni , partnere te ngushte , mardhenie te shkelqyera me gjermanine , shkembime tregtare dhe turistike e shume e shume te tjera , pse me Shqiperine e vogel tregoheni kaq ipokrite ?? dhe me gjermanine jo , pse valle ?? Bile ipokrisia juaj shkon deri atje sa ia keni falur de facto demet dhe borxhet qe mori nga banka greke , qeveria kuislinge e detyruar nga nazistet, me perfundimin e tyre neper xhepat e nazisteve . I kerkoni keshtu, hidhni ndonje llaf poshte e larte atje ku pikerisht nuk degjon asnje , dhe ti jepni te kuptoje popullit grek qe ja : ne perpiqemi ti marim demshperblimet , kur dihet boterisht qe jane falur de jure nga qeveria Karamanli ne vitet 50 , per rindertimin e Gjermanise , cfare me teper ju ka bere Shqiperia e vogel ?? dhe Enver Hoxha ?? ia qe i keq me popullin e tij , me ju u soll super , vetem e vetem qe ruanit kufirin me Shqiperine me nje toge ushtaresh , dhe e kishit vemendjen nga turku nuk shperblehet kurre , apo nuk e dini qe ne kufirin shqiptaro grek e ruanin 10-15 ushtare grek dhe nga ana jone mijra , dhe kjo qe faktikisht nje ndihme e madhe nga Enver Hoxha , kishit shpatullat ” te sigurta ” . Keshtu qe ai ligji famekeq i luftes eshte nje mbeturine e se kaluares , ju e dini qe eshte i pajustifikushem , por ju sherben ne menyre perfekte , e pra me te tilla sjellje nuk ndertohen mardhenie te sinqerta mbi baza te shendosha ………..do te desha sinqerisht shume te besoja te kunderten , por une nuk besoj ne peralla …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje