Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën

19 Dhjetor 2017, 18:23Politika TEMA

Pas Ambasadës amerikane, e cila reagoi me tone të ashpra për dhunën e djeshme në Parlament, edhe një prej rrjeteve më të mëdha të informacionit në SHBA denoncon qëndrimin e opozitës.

“Fox News”, një rrjet i njohur për një linjë editoriale pranë Partisë Republikane në SHBA përcolli ditën e sotme një lajm, në të cilin pasqyronte reagimet ndërkombëtare mbi dhunën e djeshme në Shqipëri.

Që në titull, “Fox” shkruante se “Bashkimi Europian dënon dhunën e opozitës në Parlamentin Shqiptar”, përcjell lexo.al. Ndërsa në brendësi sqaron se qëndrimi i europianëve është i bashkërenduar edhe me atë të Uashingtonit, i cili gjithashtu kritikoi ashpër protestën.

Ky është artikulli i plotë i “Fox News”, i sjellë në shqip nga lexo.al:

“Bashkimi Europian dënon dhunën e opozitës shqiptare gjatë votimit për një Prokuror të ri të Përgjithshëm me mandat të përkohshëm.

Në një deklaratë për shtyp, të martën, Brukseli i kërkoi edhe një herë më shumë partive politike shqiptare që “të bashkëpunojnë për zbatimin e reformave, thelbësore për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”.

Të martën, ligjvënësit e opozitës hodhën flakadanë tymues brenda Parlamentit, ndërsa disa militantë u përleshën me policinë jashtë ndërtesës, gjatë votimit të prokurorit të ri të përgjithshëm me mandat të përkohshëm. Për opozitën, kjo votë ishte anti-kushtetuese.

Nga ana e tyre, Bashkimi Europian dhe SHBA-të, e cila gjithashtu e dënoi ashpër dhunën, kanë përpiluar draftin e reformave gjyqësore dhe mbështesin emërimin e përkohshëm të dikujt në këtë pozicion, deri sa një komision i përhershëm, i cili nuk është krijuar ende, të emërojë një Prokuror të ri të Përgjithshëm.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, gëzon statusin e vendit kandidat që prej vitit 2014 dhe shpreson që të hapë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm.” 

Lajmi origjinal në – http://www.foxnews.com/world/2017/12/19/eu-condemns-albanias-opposition-violence-at-parliament.html

1 komente në “Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën”

  1. POpulli says:

    Prostituata e leshelise monalisa te ndalohet te hyje ne USA!
    Lulzime berisha, basha Mul urina; strazo I qelbur; sali b…tha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje