Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar për çështjen e varrezave të ushtarëve grek të dakortësuar mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.
PDIU përmes një deklarate për media shprehet se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit duke shtuar se “Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale e për të legjitimuar shovinizmat territorialë.”
Më herët mininstri i Jashtëm Nikos Kotzias përcolli një mesazh falenderimi në një konferencë lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të rregulluar çështjen e varrezave të grekëve të renë ne vendin tone gjate Luftes se Dyte Boterore.
Deklarata e plotë
PDIU po ndjek me shqetësim faktin që qeveria shqiptare po bën hapa pas në çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.
Beteja për ngritjen e varrezave te reja, në kufijtë e fantazmave të Vorio – Epirit është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike.
Këtë praktikë Shqipëria e ka aplikuar dhe për varrezat e ushtarëve britanikë apo francezë.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë rezolutën për Çështjen Çame, ku ndër të tjera përfshin dhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë si çështje thelbësore e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së jetës.
Kjo është një kërkesë e kahershme e Shoqatës “Çameria” dhe e PDIU-së, madje e biseduar në komisionet mikse në vitet ‘91-’94 .
Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale e për të legjitimuar shovinizmat territorialë.
PDIU i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojë ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.
PDIU i kujton qeverisë shqiptare se paketat e deklaruara të bisedimeve, nuk mund të përmbajnë vetëm interesat e Greqisë, por zgjidhjet duhet të bazohen mbi reciprocitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Por, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim mbi bisedimet e Kretës, po shohim avancim të kërkesave greke, pa përparim në kërkesat shqiptare.
PDIU pret me shumë interes zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve në paketë.
Ne jemi shumë të vëmendshëm për Ligjin e Luftës, Marrëveshjen e Ujrave, atë të kufijve tokësorë, të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi, marrëveshjen për sigurimet shoqërore, avancimin e statusit te minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët që jetojnë në Çamëri e gjetkë.
PDIU i bën thirrje qeverisë të trajtojë me dinjitet kombëtar dhe reciprocitet, çështjet e mësipërme që kalojnë mbi interesat e momentit të partive politike, apo politikës së ditës, por që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ndryshe do të përballet me reagimin e fortë të të gjithë shqiptarëve.(TemA)
Pirdh pirdh se cfryhesh PDIU!!!
Ushtria e Republikes Helene zbrapsi italianet dhe aleatet e tyre turkoshqiptare.
Sa turp o turkoshqiptare qe jeni me cdo pushtues qe vjen. Turq, gjermane, italiane, kinez. Po rrace arjane ama.
Mos fol ne emer te shqiptareve sepse nuk jane gjith shqiptaret komunitet Çam, lere tani se po e tepron ne fund te vitit. Shqiptaret nuk kan pse reagojne, ju çamet jeni nje komunitet qe nuk mund te flisni ne emer te shumices. Pastaj shqiptaret e kane treguar edhe me vote ? se sa ju mbeshtesin. Me 2 deputet ne parliament do beni zhurme juve? ??????
E more vesh o b.q shpetim Idrizi se cfare burrash jane Edi Rama me kompani.
Ceshte ter ky patriotizem islamik per njerez te vdekur!
Njerzit e vdekur apo te gjalla,respektohen ne cdo pellemb toke e territor edhe sikur te jem armiq!
Pak gjermane vdiqën ne francezët,Belgjikë,Holland Russi por varet Jan rojtur e nderohen njerzit,s’ka te bej cfar politke jan pershtatet e cfar interese kanë mbrojtur kta te vdekur Hitlerin apo Stalinin?
Tek ne jan varet e francezëve ne korce dhe Ben shum mir qe ruajn kto vare,pavarsisht cfar politike kanë pas ndaj nesh,edhe grek,turq,serbe,apo italiane esht kulture per tua rojtur kulturen,islamikve nuk i intereson sepse kanë nacionalizmin ekstrem ne koken e nuk integrohen te behn te civilizuar e europjane?
Pushtues????!!!! Kush shpalli lufte dhe kush sulmoi territorin e nje vendi tjeter? Agresioni ushtarak qe Italia fashiste se bashku me batalionet shqiptare (shumica vullnetare cam) ndaj Greqise cfare ishte? Perse jeni kaq te pacipe more sherbetore te fashizmit?
Askush nuk i quan pushtues aleatet anglo-amerikane qe zbarkuan ne Europe dhe zbrapsen ushtrine hitleriane drejt Berlinit! As berlinezet packa se luftuan deri momentin e fundit per mbrojtjen e qytetit te tyre.
Heronjte e Luftes (angleze, amerikane, kanadeze, australian, etj, etj) jane varrosur dhe nderohen ne te gjitha vendet e Europes, sigurisht edhe ne Greqi.
Ne qoftese Hitleri nuk do te sulmente Greqine ne nje front te ri me divizionet e tij dhe ato nazisto-bullgare ne nje kohe qe ushtria greke ishte e perqendruar ne nje front tjeter ndaj forcave te Musolinit, ndoshta historia do te shkruhej ndryshe. Jo vetem qe Shqiperia do te ngelej pjese e Perendimit dhe nuk do te perjetonte diktaturen 45 vjecare komuniste, por edhe popullsite myslimane came ne Greqi do te jetonin ne shtepite e tyre ne paqe e harmoni ne ate vend.
Fatkeqesisht zgjodhet aleatin e gabuar dhe fatkeqesisht vendosni vetveten pa qene te tille si “patriotet me te medhenj” nder shqiptaret dhe “shpetimtaret” e ketij kombi, por qe ne realitet jeni nje grup me ndjenja percarese e urrejtjesh patalogjike qe eshte nje rrezik per bashkejetesen harmonike ne Shqiperi dhe nje kercenim per destabilizimin e vendit!
Une keto marrezira shqiptare nuk i kuptoj. Greket bejne ç’ u do qejfi me qeverite e radhes shqiptare. Ata ngene vorreza ku u do qejfi qe e ardhmja e larget te flase per ta e jo per te verteten. Kete marrveshje arriti ne Krete ministri Bushati? Turp. Po ndonje leshim te tyre a mund te na thoni?
Ne luften Italo- Greke qe fatkeqesisht u be ne teritorin tone, me shume patem ne deme se dy shtetet nderluftuese. Lexoni o qeveritare Historine e Artit Ushtarak se do te gjeni çudira. Asnje ushtar grek i vrare ne ate lufte nuk eshte varrosur ne Shqiperi. Dhe per varrezat e Bularatit e te Kelcyres u blene prej te pabeseve grek koskat e fshatareve ne Kosine e gjetke.
A e dini pse them keshtu. Para 77 vjetesh komandantet e ushtrise greke shpreheshin: “Per shkak se fronti i luftes eshte shume afer kufirit shteteror, te plagosurit dhe te vraret i tranportojme ne Greqi!”. Keshtu deklaronin atehere komandantet e tyre. Tani nga na dolen keta qindra te vrare e te varrosur ne token tone!?… Ata, komandantet ne ate kohe nuk e dinin se pas 77 vjetesh shovinistet e rinj greke do te kerkonin te nrinin vorreza te pa qena. Po ta dinin nuk do deklaron ashtu si me siper.
Nuk jane te kenaqur me zhvatjen e tere atyre tokave qe i ka marre Shqiperise, por me larghedhje te larget mbjellin sot varre per te ardhmen. Turp!
O Shpetim!
Ku e ka adresen dinjiteti?Tregoja Rames se e ka humbur. Po pate ndonje adrese ne Facebook me mire akoma.