Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku e zgjedhur gjatë seancës së djeshme parlamentare përmes një tensioni të lartë politik.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë, Basha ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë duke kanalizuar përgjigjen e tij tek protestat popullore.
“Rama dje vendosi kryeprokurorin pa vetting.
Mund te vendose qe zgjedhjet te behet nje here ne 8 vjet. Prandaj problemi nuk eshte ligjor, eshte politik.
Puci kushtetues nuk ndalet me peticione, ndalet me perballje,” shprehet Basha.
Siç duket, kryedemokrati është i vetëdijshëm për humbjen ndaj edhe ka zgjedhur që të bëjë “luftë” politike dhe jo ligjore. (TemA)
I dhjere eshte ky Basha,por nuk bie ne sy se mban bebelino!