Bashkimi europian ka reaguar për zhvillimet e djeshme në parlamentin e Shqipërisë dhe jashtë tij.
“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare.
Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në një deklaratë të BE-së.(TemA)
Mire e kini ju te BE-s,por ata nuk degjojne nga ai vesh.Ata jane kthyer kundra jush (BE) dhe Amerikes,dhe popullit te vete.