Basha entuziast për protestën masive me 3000 njerëz: Duam liri, demokraci dhe drejtësi, rrugë tjetër nuk ka

19 Dhjetor 2017, 10:36Politika TEMA

Lulzim Basha një ditë pas protestës përpara parlamentit ka përshëndetur protestuesit e thirrur nga opozita.

Kreu i demokratëve e ka cilësuar tubimin si europian dhe thotë se Shqipëria e pa se si ngrihen burra dhe gra për të mbrojtur vendin.

“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia.

E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin.

Rrugë tjetër nuk ka! #Liri #Demokraci#Drejtësi” shprehet Basha për tubimin i cili ndryshe nga Europa nuk arriti të grumbullojë as 3000 vetë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje