Ditmir Bushati, kreu i diplomacise shqiptare ka komentuar dhe sjelljen aspak te hijshme dhe teper absurde te Monika Kryemadhit, kryetare e LSI, njeheresh dhe bashkeshorte e Presidentit te Reublikes Ilir Meta.
I ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme foli për seancën e sotme parlamentare dhe zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshmë, ,vetëm me votat e mazhorancës. Bushati u ndal te tensionet në Kuvend dhe momenti kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi qëlloi me këpucë në drejtim të Kryeministrit Rama.
“Qëllimi me këpucë nga ishte një moment absurd. Kam pasur gjithë qetësinë për të menduar me vete, që ka bërë gjënë e duhur që nuk ka pranuar të jetë formalisht Zonja e Parë e këtij vendi, sepse do të ishte një turp për të gjithë, përfaqësimi i saj në këtë lloj mënyre.
Ndërsa si drejtuese e një force politike, në fund janë zgjedhësit që përcakyojnë fatin e saj. Por mënyra e sjelljes, zhargoni, jo vetëm në parlament, por gjatë gjithë kësaj periudhe, dëshmojnë qartë një makth për atë që pritet të ndodhë në Shqipëri.
Nuk kam parë njeri tjetër që të heqë këpucën në Parlament, të marrë shishet dhe të godasë, të marrë kartat e deputetëve, të mos lërë deputetë të votojnë, të dalë jashtë dhe të mos ketë respekt as për kolegun dhe as për gazetarët dhe qytetarët, që në fund të ditës duan të informohen.
Ky nuk është përfaqësimi i shqiptarëve në shekullin XXI. Është drejtuese e një partie politike, anëtarësia e së cilës në fund të ditës vendos nëse është e kënaqur me këtë lloj përfaqësimi”, tha Bushati.
Por kur flasim për pozicionet e larta shtetërore dhe për ato që përcakton ceremoniali i shtetit, mund të them se sot me vete e kam falënderuar Kryemadhin, që nuk ka pranuar të ketë atë lloj pozicioni se përveçëse do t’i bënte dëm asaj, në radhë të parë do t’i bënte dëm Shqipërisë”, deklaroi Bushati.
Pjese nga Intervista e ministrit Bushati:
Rudina Xhunga: Në fakt kam prej kohësh dëshirë t’ju ftoj në dritare por është pamundësuar për lëvizjet që keni pasur së fundmi, pasi kanë qenë të shpeshta dhe të nxehta temat e politikës së jashtme . ndërsa sot ka qenë politika e brendshme në syrin e cikloni, po ju ishit aty besoj, në sallë gjithë kohës sot. Sepse kur e sheh nga larg duket edhe për të qeshur ndonjëherë jo vetëm për të qarë, por kur je brenda është ndryshme. Për shembull ai tymi që u hodh , tymi që dukej rozë dhe si tym krishtlindjesh, si është në fakt në sallë.
Ditmir Bushati: E gjithë ajo skenë e kuvendit të sotshëm, më e pakta që mund të them është se; ishte një skenë e turpshme që as nuk reflekton Shqipërinë e shek.. XXI e as interesat e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, qofshin ata që na kanë votuar ne me 25 qershor, por edhe ata që mund të mos na kenë votuar dhe mund të mos kenë asnjë lloj arsye për të na votuar sepse zakonisht kuvendi është mexhilisi ku palët e ndryshme politike përpiqen që të ballafaqojnë argumentet, të ndërtojnë alternativat apo t’i parashtrojnë në shqiptarëve alternativën më të mirë. Për fat të keq ju e patë këtë skenë brenda mureve të asaj salle ishte një situatë degraduese do të thoja, me një fjalor që është pak ta quash fjalor rruge. Me sjellje tipike…
Rudina Xhunga: Për kë e keni Fjalën, për fjalor rruge? Nuk është se dëgjohen të gjithë, pavarësisht xhirimeve, kush fliste?
Ditmir Bushati: Sali Berisha ka folur edhe me mikrofon dhe besoj se media e ka transmetuar fjalën e tij. Po kështu mund të them që për veprime më pak se ata që u bënë sot në kuvend bota i konsideron tifozë të ndryshëm, si huligan, i nxjerr jashtë stadiumeve…
Rudina Xhunga: nuk është se nuk ndodhin edhe në parlamente të tjera. Kosova është një ndërto. E kemi parë për herë. Këtë gjë shohim në Kosovë, tym gaz lotsjellës, nuk është e pa njohur për ne.
Ditmir Bushati: Dakord! E Para, paralelja që hiqet me Kosovën nuk besoj se qëndron sepse Kosova është një shtet relativisht i ri shumë herë më i ri se shteti Shqiptar. Është në procesin e shtet ndërtimit dhe natyrisht që për Kosovën dekadat e para do të jenë realisht dekada sfiduese. Së dyti, nuk mund të heq asnjë lloj paralele midis Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për herë të parë pas komunës së Prishtinës ka edhe komunën e Prizrenit, pra nuk është një forcë politike, në fund të ditës, e provuar në qeverisjen qendrore. Këtu flasim për…
Rudina Xhunga: Lëvizja Socialiste për Integrim!
Ditmir Bushati: Këtu flasim për një takëm politikanësh të cilët kanë 20 e ca vite që janë në pushtet. Janë kthyer në disa raste, për fat të keq, më të kamur se vetë klasa e biznesit e këtij vendi. Dhe kam përshtypjen që sot ishte kurorëzimi i dy viteve e gjysmë luftë dhe rezistencë për të mos lënë hapat e reformës në drejtësi për t’u materializuar. Por edhe më qëndrimin e sotëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë dy viteve, kjo ka qenë në trajta nga më të ndryshmet. Jo vetëm unë por edhe shumë pjesëtarë të tjerë të mazhorancës kanë qen dëshmitarë të halucinacioneve të ndryshme që vinin nga personazhe shumë të rëndësishëm të skenës së politikes shqiptare. Është krejt e lexueshme frika tek një pjesë e mirë, jo vetëm e politikës shqiptare por edhe të institucioneve të drejtësisë. Nuk jam këtu as për të bërë orakullin por as për të parashikuar se çfarë do të ndodh në Shqipëri , por mesa duket rruga në të cilën ka kaluar Rumani, Kroacia, vende të tjera në këtë proces do të jetë dhe e paevitueshme e Shqipërisë. Kjo është një prej arsyeve që pse gjenerohet konflikt në mënyrë që t’i vendoset shkopinjtë nën rrotë reformës në drejtësi.
Mjafton të bëni një kërkim shumë të përciptë për të kuptuar që janë po këta njerëz që kanë shkuar në gjykatë kushtetuese për të kundërshtuar ligje të caktuara të reformës në drejtësi. Janë po këta njerëz që kanë dy vite që e kanë përfshirë familjet e tyre politike në një kurs konfliktual me perëndimin. Për herë të parë në dy dekada e gjysmë ne shohim përfaqësues të lartë të politikës qoftë nga Partia Demokratike apo Lëvizja Socialiste për Integrim ë bëjnë sypatremburin dhe hyjnë në retorika shterpe do të thoja gjoja në emër të mbrojtjes së dinjitetit apo sovranitetit të vendit do të thoja, me përfaqësuesit e kryesor të SHBA dhe BE.
Rudina Xhunga: Mirë ndalojmë pak tek seanca, sepse ju ishit prezent ishit ulur aty. P.sh. mua më bënë përshtypje, ishit aty kur zonja Kryemadhi qëlloj me këpucë?
Ditmir Bushati: Po.
Rudina Xhunga: Se tani çfarë nuk dëgjojmë, videot ndryshojnë, montohen, ka qenë ky moment?
Ditmir Bushati: Po ka qenë ky moment. Ka qenë një moment krej apsurd do të thoja dhe kam pasur gjithë qetësin për të menduar me vete që ka bërë gjënë e duhur që nuk ka pranuar formalisht të jetë zonja e parë e këtij vendi, sepse do të ishte një turp për të gjithë.
Rudina Xhunga: Ky moment?
Ditmir Bushati: Jo do të ishte një tur për të gjithë, përfaqësimi nga ana e saj në këtë lloj mënyre, si drejtuese e një force politike në fund të ditës janë zgjedhësit që përcaktojnë fatin e saj, por mënyra e sjelljes, zhargoni, jo vetëm në parlament por gjatë gjithë kësaj periudhe, dëshmojnë qartë një makth për atë se cfarë pritet të ndodh në Shqipëri.
Rudina Xhunga: E di kush është probemi se ju flisni në këtë mënyrë për atë, për znj. Monika Kryemadhi e cila mund të quhej zonjë ë parë por nuk është…
Ditmir Bushati: Po sepse nuk kam parë njeri tjetër të heq këpucët në parlament, të godas lart e poshtë, të marr shishet dhe të godas pop rap në parlament, të marr kartat e deputetëve, të mos lër deputetët të votojnë, të dal jashtë dhe të mos ketë respect mirë për kolegun por as për gazetarët e terrenit që ishin aty dhe as për qytetarët që në fund të ditës duan të informohen mbi opinionin e secilit prej aktorëve pilitik, prandaj po them që ky nuk është përfaqësimi I shqiptarëve të shekullit të XXI, natyrisht është përfaqësuese e një partie politike, në fund të ditës antarësia e kësaj partie politike vendos në rastin se është e kërnaqur me këtë lloj përfaqësimi.
Rudina Xhunga: Po ky është problem
Ditmir Bushati: Po kur flasim për pozicionet e larta shtetërore dhe ato që përcakton ceremoniali I shtetit mund të them që sot me vete e kam falenderuar që nuk ka pranuar të ketë atë lloj pozicioni sepse përveçse do ti bënte dëm asaj në radhë të parë do I bënte dëm Shqipërisë.
Rudina Xhunga: Duket sikur ata qëlluan, ata u sollën keq, ata ishin si njerëz vulgar.
Ditmir Bushati: Jo kjo nuk duket, kjo është.
Rudina Xhunga: Por nga ana tjetër ajo që ata kërkonin, si PD si LSI është që kjo seancë të mos ndodhte, të mos kishte një prokuror të përkohshëm.
Ditmir Bushati: Në radhë të parë unë nuk kam dëshirë të hyjë në debate juridike por fatet janë fakte, për herë të parë kemi nja mandate prokurori që përfundon në afatet kushtetuese, personalisht me miq e koleg, shqiptarë dhe të huaj kam mbrojtur pikëpamjen që nga 1944 deri në 1989, 1990 prokurorët e përgjithshëm pushkatoheshin, nga 1990 e tutje prokurorët e përgjithshëm kanë lënë detyrën në rrethana jo kushtetuese ose jo normale. Adriatik Llalla është I pari prokuror I përgjithshëm që e ka ushtruar mandatin me kohë të plotë, ka qenë një prokuror I përgjithshëm që nuk ka marr votat e partisë sonë kur kemi qenë në opozitë por respekti kushtetues dhe institucional nuk I ka munguar që nga dita e parë që ne kemi qenë në zyrat e shtetit dhe kushtetuta e ligji përcakton qartë edhe vakancat. Në rastin në fjalë, bazuar në opinionin jo vetëm të komisionit të Venecias por edhe të ekspertët e ShBA dhe BE u sugjerua kjo rrugë që u ndoq sot, natyrisht kryeministri ka qenë me një ofertë në tryeze para 10 ditësh duke I kërkuar PD të gjenim një kompromis një emër të pranuar në mënyrë që , lë të themi edhe boshllëku institucional të evitohej dhe të shkohej drejtë një prokurori I cili do të gëzonte një lloj besimi, se fjala besim të palëve për një institucion të pavarur nuk shkon, deri në momentin që këshilli I lartë I prokurorisë të mbyllte proceduar për zgjedhjen e prokurorit të ri.
Zonja në fjalë sot është zgjedhur prokurore me një mandate të përcaktuar bazuar në këto rrethana. Në rast se procesi I vetingut do të kishte ecur ashtu sic do të dëshironim ne dhe në rast se procesi I konsituimit të të gjitha institucioneve që parasheh reforma në drejtësi do të kishte ecur me më shpejtësi nuk ka dyshim që parlamenti do të kishte zgjedhur një prokuror sic e përcakton rregulli në fjalë. Në të dyja rastet nevojitej një mirëkultim politik institucional për të shkuar drejtë zgjedhjes së prokurorit dhe të gjithë këtyre trupave.
Por ju jeni dëshmitare e faktit se për përzgjedhjen e të gjithë trupave që kanë lidhje me reformën në drejtësi ka një rezistencë shumë të madhe nga ana e PD dhe LSI një ndryshim roli tani më, dikur kishte një rezistencë taktike tani kemi një rezistencë strategjike, nga ana e LSI, arsye mund të jenë të shpjegueshme por mund të ketë dhe arsye të tjera që së paku unë nuk jamë në gjendje sot për sot që ti shpjegoj por që besoj tek pjesa e pashpjegueshme duhet të themi që mbi 90% e shqiptarëve e kanë thënë shumë qartë në të gjitha llojët e vrojtimeve që janë kryer që kërkojnë një ndryshim radikal me mënyrën se si duhet të funksionojnë institucionet e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Nuk ka naiv, dhe aq më tepër Sali Berisha që të mos mendoj që një revolucion në pallatin e drejtësisë nuk do të ketë implikime në jetën politike dhe publike.
Rudina Xhunga: Por Rumania dhe Kroacia e treguan.
Ditmir Bushati: Nuk ka njeri që të mos dij shembullin e Rumanisë dhe Kroacisë, shëmbullin e manipuliteve në Italinë e vitit 1992, dhe nuk besoj se ka njeri që të mund të pranoj më që njëvend amtar NATO dhe një vend që kërkon të ulet në bisedime për antarësim në BE të bashkëjetoj në këtë mënyrë me një klasë politike e cila në disa raste merr edhe trajta oligarkike.
Rudina Xhunga: duke dashur të ndaloj edhe një herë tek marrëdhënia e BE dhe SHBA , psh Ambasada e SHBA sot bëri një deklaratë nga ato që janë dukshëm pro qeveris
Ditmir Bushati: Nuk e kam lexuar fare deklaratëne SHBA si një deklaratë pro qeverisë.
Rudina Xhunga: Po të thuash dënoj granatat tymuese
Ditmir Bushati: Po tani normalisht parlamenti nuk është vendi ku hidhen flakhedhësa apo të gjitha tymcet, kur po e shihja këtu para emisionit që vinin nga selia e PD me thënë të drejtën mu kujtuar 1997, ku kam qenë në një moshë kret të re por mbaj mend fotot e Genc Pollos mbi tanked he sot kur shihja Lulzim Bashën në pozicionin e asistentit të Monikës
Rudina Xhunga: Pse kështu dukej Basha?
Ditmir Bushati: Nuk është se kështu dukej, por kështu ishte. Më kujtonte trimërit e Genc Pollos në 97-98 në Kohen kur PD kishte marr peng tanket, pra një forncë politike që kërkon të asocioj veten me tanket me dhunën. Me perendimin, ndaj interesave jetike qe kanë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, basi besoj se në rradhë të parë…
Rudina Xhunga: Zoti Bushati pse është interes jetik Arta Marku, Zonja Arta Marku, prokurorja e përkohshëm për interesat e këtij vendi?
Ditmir Bushati: Kam lexuar këto ditë shumë shkrime, lexova sot edhe një analizë të fundit të Andit që mban mbiemrin tim por që më e pakta mu duk një analizë jo etike.
Rudina Xhunga: Mban mbiemrin tuaj se jeni kushërinj.
Ditmir Bushati: Për debatet që përdoreshin, pasi duhet thënë që duhet të ndahemi nga debat për emrat , për sa I përket emrave dhe kandidatëve që aplikonin për këtë post kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar një procedurë të caktuar, ishte Arta Marku mund të ishte një Artë tjetër, ose një person tjetër sic….sic…
Rudina Xhunga: Zoti Bushati, pse është interes jetik Arta Marku, Prokurore e përkohshme për interesat e këtij vendi?
Ditmir Bushati: Kam lexuar këto ditë shumë shkrime. Lexova sot edhe një analizë të fundit të Andit që mban mbiemrin tim, por që më e pakta mu duk një analizë joetike për epitetet që përdoreshin për të thenë që duhet të ndahemi nga debati për emrat. Përsa i përket emrave, kandidatët që aplikonin për këtë post, Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar një procedurë të caktuar. Ishte Arta marku, mund të ishte një Artë tjetër, mund të ishte dikush tjetër që sot mund të bëhej Prokuror i Përgjithshëm siç dikush mund të thojë nesër pasnesër që nga u gjet Adriatik Llalla, nga u gjet Ina Rama apo nga u gjet Dhori Sollaku e kështu me radhë.
Është në interesin jetik të shqiptarëve që të ndahen nga status – quo. Besoj se askush prej nesh nuk është ndjerë mirë kur gjyqtarë të gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, prokurorë të lartë të këtij vendi, iu refuzua hyrja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mendoj që refuzimi i hyrjes edhe për shkak të funksionit që mbaj, bëhet thjeshtë edhe mbi baza subjektive. Bëhet edhe për shkak të informacioneve, edhe për shkak të jo thjesht mospëlqimit sepse nuk ka diçka individuale, për menyrën se si kanë funksionuar këto institucione. Dhe ne shpresojmë shumë, unë besoj fort që prokurorja që është zgjedhur sot do të duhet që të vendosë një standard të ri për sa i përket mënyrës së funksionimit të organeve të akuzës sepse edhe po t’i referohemi vrojtimeve të opinionit publik, besoj se është ë papranueshme që institucionet e shtetit të së drejtës të jenë institucionet për të cilat shqiptarët, qytetarët e këtij vendi kanë shumë pak besim dhe ndaj nuk duhet të na vijë si surprizë as qendrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës as qendrimi i Bashkimit Evropian.
Nuk duhet të na vijë fare si surprizë qendrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse erdhi në Kuvend, e kanë vizituar Shqipërinë një numër i madh personalitetesh dhe që të gjithë kanë konverguar në një pikë, që ka ardhur koha që pallati i drejtësisë duhet të pastrohet dhe duhet të ndahet një herë e mirë nga ata njerëz të cilët nuk kanë asnjëlloj lidhje me pallatin e drejtësisë. Mund t’ju them sot se një nga bisedat që unë kam pasur me ish ministrin e Jashtëm të Gjermanisë i cili sot është President, një ndër njerëzit më të ndritur të Evropës së sotme, i njohur për kontribute shumë të mëdha, kur ishte për vizitë zyrtare në Tiranë kishte një raport, e njihte Fondacionin gjerman mbi pasuritë ë deklaruara nga gjyqësori shqiptar dhe për të ishte e pashpjegueshme, për mua ishte e vështirë, nuk diskutohet për ta shpjeguar, pasuria e deklaruar e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.
E deklaruar ama!
Flasim gjithmonë për diçka të deklaruar. Nuk po flasim për çfarë mund të sjellin procese të ndryshme siç është procesi i Vetting-ut dhe mua si qytetar dhe mua si ministër i Jashtëm i këtij vendi më intereson një plan i qartë i punës nga ana e instancave të Vetting-ut që ne të kemi shumë të qartë në fund të janarit, në fund të shkurtit, në fund të marsit, në fund të prillit, në fund të majit, në fund të qershorit e kështu me radhë që si do të ecë procesi i radiografisë së gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, çfarë mësimesh marrim ne nga gjithë ky proces, si duhet ta mbështesim ne këtë lloj reforme dhe cfarë pasojash shpresoj pozitive do të ketë zbatimi i kësaj reforme në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit.
Kjo është gjithashtu se po ndaloj shpesh te deklarata e ambasadës amerikane. Këtë thotë në fund deklarata që së shpejti do të shikojmë krijimin e SPAK dhe BG të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Duket se këto janë momente që kanë kë friksojnë në Shqipëri. Ka boll politikanë të etiketuar për para, vepra penale të fshehura e të tjear procedime.
Unë nuk e di se kë ka pasur parasysh dhe as nuk e kam postuar në institucionale dhe as do të kisha dëshirë për të interpretuar qendrime që mbajnë partnerët ndërkombëtar, por është i qartë fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian kanë dy vite që investojnë politikisht, investojnë në kuptimin …
BRESHKA DO FERRE , ESHTE FEMER ORDINERE , PA KLAS , NUK I SHKON ZONJE E PARE .
Eshte per te ardhur keq dhe indinjuse qe te gjithe anal istet rrugac te shum tv flasin e sterflasin per kushtetuten apo lloj mbrockullash por sanje nuk qendron dhe denon sjelljen e psikopateje qe edhe ne spitalet psiqiatrike nuk mund ti shohesh.
Keta lloj politikanesh qe kane 27 vjet qe jo vetem vjedhin e shkatrrojn vendin dhe po edukojne nje brez te rinjesh dembel parazit dhe hajdut.
Por nuk mjafton vjedhja qe nuk po na ben me pershtypje por duhet te mesohemi edhe me harbuterin e ketyre hajduteve qe jane gati te bejne cdo gje per te ruajtur placken e vjedhur.
27 vjet dhe ky popull zvarranik e qaraman eshte krenar me monika levinskin me sali kriminelin qe shan gjithe diten bllokmenet dhe familja e tij jeton si sheiket.
T i o kreu i diplomacise Shqiptare ben mire te na sqarosh te emisioni i kesaj debiles se pse nuk keni kellqe qe te plotesoni ate qe ju kerkohet nga Evropa ?! Reformen ne Drejtesi . Te hyme ndershmerisht dhe me dinjitet nga dera ne BE, jo nga dritarja duke u falur Bullgareve ” pakicat bullgare “ne Shqiperi. Jo duke u falur gerrkeve histori a la ” varreza ushtaresh” . U mbush Shqiperia me plehra “PAKICA” gerrke, bullgare, turke, boshnjake, malazeze, serbe majmune dhe elefante.