Rama në Bruksel pas protestave të opozitës, më pas do të shkojë edhe në SHBA

18 Dhjetor 2017, 20:49Politika TEMA

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Brukselit pasditen e sotme, ku është ftuar nga shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për të marrë pjesë në një takim për Ballkanin Perëndimor.

Në Bruksel Rama do të marrë pjesë në një takim joformal, me liderët e Ballkanit.

Ndërkohë, burime pranë kryeministrit Rama bëjnë të ditur për Report TV, se kryeministri pas takimit në Bruksel, do të kryejë  një vizitë në SHBA.

Për momentin dihet vetëm se ai do të takohet me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2 komente në “Rama në Bruksel pas protestave të opozitës, më pas do të shkojë edhe në SHBA”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Rama eshte ne rrugen e duhur, shqiptaret te mbeshtesin Qeverine dhe te denojne pisat kriminel opozitar.

  2. Elton says:

    Zoti Rama ndoshta nuk do e lexosh kurre kete koment po nje pyetje kisha .A ka rregullore ai parlament qe te ndeshkoje keta pseudo njerez qe sillen sikur te jene neper shpite e tyre ., qe aty fillon pandeshkushmeria e tyre . Ne cilin profesion mund te ngrihesh e te gjuash me kepuce managerin apo pronarin apo drejtorin apo shefin ? te ndjekin penalisht , pse ne parlament nuk ndodh nje gje e tille .? Boll me cdo te enjte cohet Ai Noka si i forti i lagjes e bllokon shan ofendon .Ok denohet 10 dite pastaj duhet te denohet 30 dite pastaj 6 muaj dhe ne fund te perjashtohet pergjithmone dhe te vij ai qe ka dale i dyti ne ate zone ose partia te sjelli nje tjeter . Nuk u a kemi borxh keto cdo te enjte keto sjellje prej kafshesh duhet te ket nje limit per cdo gje .Flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje