Nga Ylli Pata
Tensioni tashmë është lënë pas dhe njerëzit janë shpërndarë. Arta Marku është zgjedhur Kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që PD dhe LSI tashmë janë një grupim i përbashkët politik. Gruaja e zbritur nga Shkodra, tashmë do hyjë në zyrën e Llallës, njeriun që si PD e si LSI e deshin sërish në detyrë, në harmoni të plotë me faktin se e zgjodhën vetë 5 vite më parë.
Pati një moment që protesta e opozitës po arrinte kulmin, pikërisht kur deputetët dolën nga séanca dhe shkuan përpara turmave. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në miting nuk foli asnjë deputet i PD-së, por vetëm Luan Rama, numri dy i LSI-së dhe Monika Kryemadhi kryetare e ësaj force politike. Luan Rama i kërkoi Gramoz Ruçit të moz guxonte që të vazhdonte séance, ndërsa u kërkoi kandidatëve për Kryeprokurorë që të tërhiqeshin. Pas Luan Ramës, plani paraprak ishte të fliste Lulzim Basha, kryetar i PD-së. Por nuk ka ndodhur.
Sipas burimeve, atij i ka ardhur një telefonatë e rëndësishme, që ia bënte të ditur se nëse njerëzit e tij do të hynin në Kuvend, përgjegjësia do të binte mbi të. Në atë moment Basha nuk është ngjitur në tribunë dhe fjalën e ka marrë Monika Kryemadhi, e cila ka bërë thirrje që njerëzit të hynin në Kuvend. Kryemadhi ka zbritur dhe ka udhëhequr turmën që nisi konfrontimin me policinë. Kordoni i parë u ça dhe turma po përparonte. Por në çast aty mbiu një grup i koracuar i Forcave Speciale që ndalën njerëzit.
Ajo që ra në sy ishte fakti që turma u ndal në mesin e saj. Madje edhe njerëz të njohur të PD-së nëpër mitingje ndaluan si me “magji”. Kryemadhit i shkuan prapa një numër i vogël deputetësh të LSI-së, ndërkohë që asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk u përpoq që të përplaset me policinë. Mësohet se kishte një urdhër që do të arrestohej çdo deputet që do e bënte një akt të tillë. Pikërisht në këtë moment nisi një shi fishekzjarresh tymuese nga ish-selia e SHQUP-it, pra e PD-së aktuale drejt sallës së seancave plenare. Sheshi përpara Kuvendit u pushtua nga tymi.
Nuk dihet kush i urdhëroi këta njerëz që të sulmonin Kuvendin, por siç mësohet objekti ishte që të ndalohej transmetimi i drejpërdrejtë në TVSH ndaj u sulmua autobusi i transmetimit direkt. Pas këtij moment, deputetët e Partisë Demokratike lanë turmën dhe hynë në Kuvend ku përsëritën skenarin e Vetëvendosjes në Kosovë, jo me bomba tymuese por me një imitim me efekt më të vogël. Në fund, rendi i ditës arriti të përfundojë dhe Arta Marku u zgjodh Kreprokurore e përkohshme.
Pikëpyetja pas kësaj situate është: a ishte ky një skenar që dihej nga të dy palët? Po të vihej te, kishte një farë qetësie në radhët e mazhorancës. Prej saj nuk pati asnjë fjalim. Trupa qeveritare së bashku me deputetët, qëndruan të ngrirë. Lexohej jo vetëm një strategji e brendshme e përcaktuar për të “mos i fryrë zjarrit”, por dhe një lloj direktive diplomatike për të ndenjur urtë. Dhe kur dihet se këto të fundit, në raste ekstreme nga direktiva kthehen në ultimatime, nuk është e vështirë të kuptohet se dhe në këtë rast, diktati është vendosur nga Rruga e Elbasanit.
Logjikisht, është e pashpjegueshme ndalja e yryshit për ta përndezur më tej situatën, gjykuar si nga përbetimet e bëra e si nga detaji i pazakontë i fillimit të seancës, ku dhe vetë Berisha moshëthyer u përlesh me forcat e gardës, sinjal dhe frymëzim njëherësh.
S’mblodhen me shume se 500 veta ata, pa flisnim me pas per skenarin si do shkonte, ishte i kurdisur a jo.
. RROFTË AMERIKA, SE ME BAZHIBOZUKËT E VET, BERISHA E BËN DËMIN.
PS-ja,KA TREGUAR QË S’KA …….OLE, TË DËNOJË OPOZITARË VRASËS,HAJDUT DHE ZHURMËTARË.
?????????????????????? LU!! LUM NEQË TË KEMI.!????????✋️✋️??????????????
undefined
O te c’mendur te mjere,te fanepsur ,te patru…boll me fantazi filmash…amerikanet jane:Kerkoje s’ta jap merre sthem gje….
Ngelet duke shkarkuar ne leter skenare te fantazise…
Sa per politikanet …jane njelloj ajdute,,hajdute qe vidhnin hajdute qe vjedhin..mos alle kulla e kulles me stadium ” eshte jo e djalit te Anetes?
Mbaruan mjeshtrat e futbollit qe ngeli ne duart e Olsit ekipi i Partizanit”?
Vito Ciancimino dha 4000 leje ndertimi ne 5 duar,,
Edi dha 2000 leje ne 2 duar(firma).
Diten e dyte si kryebashkiak i dhane njje mercedez (e ketheu nga zurma e shtypit). E beri Tiranen si qytet ne Sahara …beton e tulla ..e gjelbra u zduk..
Doni per mjekesine? Nje compani me kapital 2000$ mori tenderin me te madh ne fushen e mjekesise… po Koka(cola), po bari qe u rrit ne vend te pemeve qe preu?! Po inestimet publike pa preventiv publik?!
Joti kur ke lind,ne 2013?
Po si nuk u revoltove ti me gerdecin,fazlicin,cez 21 janarin etj etj etj kur Ligjin e bente zeni serbi?
Vetem tani e vure ‘re ti korrupsionin?
Ti o shoku dhe korrupsonin e ndan ne te ps dhe pd.
Sipas teje korrupsionin e pd qenka e mire,por e ps jo.
Lepuri fle tek varrezat greke,atje behet loja. Edi Rama te shpjegoje aresyet. Kjo pune mban ere te keqe. Mos u merrni me Berrishen dhe shoket rruga e tij dihet tashme. Ruhuni nga Greqiiiiiaaaa o njerez.
Edi Rama ka shkelur ne lekure bananeje.
Taman e ka ky joti…ky i joti….qenka gjithe mend o djali ! Ment lart e ment poshte. Ishalla te lexon Rama e te merr afer e ti ta drejtosh , e ta rregullosh e tja kafshosh… !
Rrofte America. .